GJUHA KOMBËTARE SHQIPE NË DITËT E SAJ MË TË ERRËTA!

18 janar 2021 | 12:37

Isa Ferizaj

E vetmja shenjë dalluese e ekziztencës së kombit tonë nëpër shtegtimin e tij të vështirë nëpër hapësirat historike të pamatshme, e cila s’na ka braktisur asnjëherë, pa dyshim se ka qënë gjuha e tij e bukur, me plot vlera shprehëse, vlera kuptimore, ngjyrime artistike, vlera emocionale, urtësi përmbajtësore, mundësi lakonizmi në të shprehur, aftësi për të çkyçur ‘dyert’ e mbyllura të shumë gjuhëve të tjera të kontinentit më plakush të globit ku jeton qënia njerëzore, Tokës.
U përpoqën kohërat e mbuluara shpirtërisht me errësirë dhe egersirë, kohërat e mbarsura me urrejtje e ligësi, shekujt e mbrapshtë të pushtimeve të gjata e, ata të ushqyer me shovinizëm e nacionalizëm të sëmurë, që ta vrasin gjuhën tonë të bukur, trimëreshë e heroike, gjuhën tonë që bëri edhe gurët, edhe barin, edhe lulet, edhe ylberet, edhe bilbilat edhe shqipet, edhe zanat, edhe kreshnikët, edhe heroinat, edhe heronjtë e këtyre trojeve ku bukës i kanë thënë e i thonë ‘bukë’ e, ujit i kanë thënëe i thonë ‘ujë’, që nga ajo kohë që as lashtësia s’e mban mend, pra, sa u shfaq rraca shqiptare ndër trojet ku vet natyra e vendosi përjetësisht, por në të gjitha ligësitë e tyre drejt këtij qellimi më se çnjerzor, krejt pa suksesshëm.
Dua të ndalem në këtë reagim timin tek ky element qënësor e jetik i kombit tonë, siç është gjuha e tij, pra, gjuha jonë e bukur shqipe. Tek kujtoj ato që kam mësuar për këtë hyjneshë, të cilën Naimi ynë i madh e quante ‘gjuhë perendie’, jo fort për besimin e tij bektashjan, porse duke e njohur atë pë nga vlerat e dukuritë e saj, s’dimte e, s’donte ta krahasonte me gjë tjetër mbi dheun e quajtur Tokë, pasi të tëra ishin fare të vogla para gjuhës shqipe. Në njëfarë kuptimi, Ai, gati sa nuk e quajti “gjuhë gjithësie”, pasi “Perendia” sipas besimit të tij ishte më e madhe se gjithësia, krijuese e saj. Prandaj Ai e ngriti në qiell atë, sepse përmasat e qiellit ishin të paana, të parrokshme nga truri edhe më i zhvilluar i qënies njerëzore, ku Toka dhe njerëzimi mund të dukeshin si kokërrizë rërë e. si grimcë pluhuri në atë madhështi të parrokshme mendësisht nga ne njerëzit.
Shumë kombe e popuj u shuan nga faqja e dheut, u harruan në pluhrin e historisë vetem e vetem se nuk mundën të mbronin historikisht e ta merrnin me vete si armën e tyre të vetme shpëtimtare, atë, gjuhën e tyre pra, emblemen e vetme kryesore dalluese në mjedisin e shumësisë së popujve, kombeve e gjuhëve, E, kjo dukuri nuk ndodhi me shqiptarët, në asnjë rrethanë e, në asnjë nga kohërat që u derdhen mbi ta si suferina e tufane shfarosëse. Pikërisht edhe kjo dukuri qendrestarie e shqiptarëve edhe në lidhje me këtë pasuri jetike të shpirtit e të paraqitjes së tyre, të intelektit e të komunikimit të tyre, kombi ynë e bëri shtyllën e vet kurrizore, rreth të cilës ngriti, ruajti, pasuroi dhe e përsosi tërë ‘skeletin’ e vet,
edhe si njeri, edhe si popull, edhe si komb.
Ja pra, se ç’investim i paimagjinueshëm ky, i popullit dhe kombit tonë, investim ky i pashkëputur në asnjë rrethanë, që nga embrioni i lindjes së paraardhësve ‘biologjik’ të shqiptarëve e, deri në ditët e sotme të kohërave të trazuara moderne!
Nuk di e, as njoh gjuhë tjetër, që të ketë heronjtë e saj! A njihni ndonjë hero të ndonjë gjuhe tjetër që flijohet me krenari për gjuhën e tij, si Petro Nini Luarasi, për gjuhën e kombit të vet dhe, lë si amanet pasardhësve të kombit vet që ‘t’ia mblidhnin’ pikat e gjakut të tij, pas masakrimit, për shkakun se fliste e mbronte gjuhën e nënës së tij, shqien, nga armiqtë e gjuhës shqipe, sepse, sipas atij heroi, me ato pika gjaku do të shkruhej gjuha e bukur shqipe! A nuk është ky shembull më shumë sesa madhështor e më teper sesa i madhërishëm, lindur e rritur brenda një shpirtësie e mendësie gati – gati mbinjerëzore, siç ka qënë ajo e bijëve më të mirë të kombit shqiptar. A nuk lind ideja e bukur metaforike se gjuha jonë, si gjuhë urtësie, lind nga zemra dhe shkruhet me gjakun e saj sa herë do të lind nevoja e mbrojtjes së saj? Në këtë përmbajtje, jetëgjatësia e gjuhës së kombit tonë është e lidhur përjetësisht me përjetësinë e jetës që ushehet nga rrahjet e zemres së shqiptarëve si komb.
Shkalla e investimit të një shoqërie, pavarësisht kohës dhe rrethanave të larmishme, në drejtim të gjuhës së vet, tregon një shkallë qytetëruese, ose në të kundërtën, një mykosje të mendësisë së një shoqërie njerëzore, që çon drejt shuarjes së kombit.
Ngritja e gjuhës së një kombi në nivele qytetëruese të qytetërimit evropian, pse jo edhe atij global, është arritja më e madhe e një shoqërie, e një shteti, e një politike. Bile, një arritje e tillë merr në situate të veçanta më shumë rëndësi se sa arritja e çlirimit nga një pushtim e, fitorja e lirisë. Të bësh gjuhën tëndë si komb, yllin prijëtar në ecjen e gjthanshme, është më shumë se atdhetarizëm, më shumë sesa heroizëm, më shumë sesa pavdekësi e vetëdijes historike të një kombi. Tashmë, ‘deshmorët’dhe ‘heronjtë’ e vertetë të gjuhës shqipe njihen jo vetem brenda kombit tonë, por edhe jashtë kufijve natyror të tij. Për ata janë shkruar libra, janë thurur këngë nga zemra e madhe e kombit, janë skalitur në ndërgjegje kombëtare, janë krijuar filma, si monumente të vetëdijes tonë kulturore kombëtare.
Krijimi i një rrjeti të gjërë shkollash dhe mbulimi i gjithë teritorit ku banonin shqiptarë, filloi vetem pas çlirimit të atdheut tonë nga pushtimi nazi – fashist e bashkëpunëtorët e tyre tradhtarë të kombit. Nëse sjellim ndër mend testamentin ideologjik të Sami Frashërit, “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e, ç’do të bëhet ?”, midis shumë ideve shumë përparimtare për kohën kur u shkrua, vërejmë e veçojmë idenë e Tij për ndërtimin e çeljen e një universiteti në kryeqytetin e imagjinuar prej Tij, Belsh, midis Liqenjve të bukur të Dumresë.
Ëndrrën e Sami Frashërit për ngritjen e hapjen e Universitetit shqiptar në kryeqytetin e Shqipërisë e bëri realitet vetem sistemi socialist e Pushteti Popullor i dalë nga fitorja e Revolucionit Popullor të shqiptarëve. më 29 Nëntor 1944.
Universiteti i parë Shtetëror në kryeqytetin tonë, Tiranë u ngrit dhe u hap në vitin 1957, ku një fakultet, përveç shkencave të tjera shoqërore, ishte edhe për Gjuhën shqipe e Letersinë. Arritja më e madhe dhe më me vlerë gjithëkombëtare, për të gjitha kohërat historike të kombit tonë, ka qënë “Standartizimi i Gjuhës Shqipe Letrare Kombëtare, në vitin 1972, arritje kjo historike e dalë nga një kongres gjithëkombëtar gjuhësor, siç ishte Kongresi i Drejtshkrimit e Drejtshqiptimit të Gjuhës Shqipe i 20 – 25 Nëntorit 1972. Themelimi e hapja po atë muaj, më 1972 e, në atë frymë atdhetarie përparimtare edhe e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ishte një mbështetje e pallogaritshme për hulumtimin e studimin më të thelluar të vlerave të gjuhës tonë kombëtare, fizionomisë e të përmbajtjes së saj. Vemendja shtetërore e institucionale për gjuhën shqipe, në socializëm u materializua edhe përmes pasqyrimit të saj në boshtin e politikës kombëtare.
Është fakt i pamohueshëm ai i shprehjes së kësaj vemendjeje dhe i konkretizimit të këtij interesimi nga shteti i kohës edhe ai se, në Këshillin e Ministrave të asaj kohe, qe ngritur dhe funksiononte rregullisht e me një përgjegjësi të veçantë, enkas për drejtshkrimin e drejtshqiptimin e gjuhës shqipe një Komision Qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri i asaj qeverie, Manush Myftiu. Ai komision qeveritar do të ndiqte konkretisht zbatimin në praktikë të drejtshkrimit e të drejtshqiptimit të gjuhës tonë kombëtare, në bazë të standarti letrar, nga të gjitha institucionet shtetërore, mediat e shkruara e pamore, administrata shtetërore, shkollat, kinematë, teatrot e të tjera si këto, në të gjitha nivelet e hapësirat kombëtare. Ndikimi i punës së atij komisioni do të reflektonte edhe në diasporën shqiptare kudo në botë.
Më kujtohet se të gjithë mësuesit që sapo mbaronin shkollën, me t’u emëruar në punë si mësues, sapo fillonin punën, nga ana e seksioneve të arsimit e të kulturës, nga kabinetet pedagogjike që kryenin punën kualifikuese të mësuesve, ata mësues iu nënshtroheshin edhe një herë rikualifikimit e dhënies së një provimi për drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Kjo ishte e detyrueshme për të gjithë kategoritë e mësuesve, pavarësisht drejtimit të tyre shkencor. Në këto rrethana, mësuesi në shkollë ishte i detyruar të komunikonte me nxënësit dhe me komunitetin e prindërve të nxënësve, me kuadro të sferave të tjera jasht mësuesisë e jasht shkollës, si në qytet edhe në fshat, vetem në gjhuhën letrare, duke u bërë modeli më i mirë për mbarë shoqërinë e kohës. Është fakt se mësuesi i vertetë shquhej për bukurinë dhe rrjedhshmërinë e shprehjes (elokuencën), për qartësinë e organizimit të mendimit e të artikulimit të tij përmes gjuhës, a thua se ata kishin mbaruar edhe shkolla të kulturës dhe artit të komunikimit. (Nuk përjashtohej mundësia e përfshirjes në këtë armatë edhe e ndonjë ‘mësuesi’ nallban e rrangall, pasi çdo kohë ka mbetjet e veta)
Edhe administrate shtetërore e kishte të detyrueshme që çdo person që kishte të bëntë me formulim e shkrim shkresash zyrtare, në tavolinën e punës të mbante ‘Fjalorin Drejtshkrimor të Gjuhës Shqipe’.
Duke u ndalur vetem tek disa nga problematikat e sotme, nga më shqetësueset për gjuhës shqipe e, rreth saj, mendoj se vëmendja jonë, por pse jo edhe ajo e këtij shtetit të kësaj kohe, ajo e palopolitikave të sotme zyrtare, fatkeqësisht shpeshherë me frymë jokombëtare, të passistemit socialist, si edhe e strukturave shkencore autoritare me peshë kombëtare, si A.SH., që në këtë drejtim më shumë kanë heshtur e ‘fjetur’, në rrethanat e sotme të një ndotjeje të tejskajshme të gjuhës shqipe duhen marrur masa urgjente dhe efektive për të riorientuar e mirëdrejtuar vemendjen e punën e tyre drejt vlerësimit të rrezikut kanosës që i po vjen, pa pikë pengese, tash tri dekada, gjuhës tonë kombëtare në këtë kohën e karikaturës më të zhgarravitur me emrin ‘demokraci’, por që s’ka asgjë të përbashkët me demokracinë e asnjë lloji e sistemi tjetër.
A i shikoni reklamat e shumta, emertimet e lokaleve dhe të ngrehinave të bizneseve se si janë pushtuar nga gjuha e huaj, ku sytë na janë lodhur prej tyre e, vetëdija hamendëson shpeshherë duke krijuar ide se mos nuk jemi në Shqipëri, por në Angli, a në vendet islamike, ku megafonët e minareve të stërbollshme s’prajnë së predikuari ritet fetare në arabisht, a thua se jemi në Mekë!
Sikur, një të dhjetën e përkujdesjeve e të përkushtimit të bizneseve e të institucioneve fetare për reklamat në gjuhë të huaj e, për predikimet fetare në arabisht, ta kishin institucionet tona zyrtare e shtetërore në vlerësim të kryevlerës kombëtare, gjuhës tonë amtare, ndotja e gjuhës dhe rrezikimi i saj për ekzistencë, do të ishte shumë më i pandjeshëm dhe disa herë më shumë më i padëmshëm.
Përqendrim vemendjeje mbrojtëse për gjuhën tonë, por edhe luftuese ndaj atyre që tashmë dihen e njihen si kanosës e ndotës të vlerës më të madhe të kombit tonë, gjuhës kombëtare, por edhe ndaj atyre gjakprishurve ‘shqiptarë’, që shpirtin e kanë shitur tek djalli dhe, së bashku me antishqiptarët e njohur historikisht, bëjnë politikë të përbashkët për vrasjen e gjuhës, kulturës e të historisë tonë kombëtare, jo vetem përmes mediave të shkruara, por edhe atyre pamore, ku çuditërisht ata zënë një kohë të konsiderushme nëpër ekranet televizive, duke lehur kundër vlerave përbashkuese, standartizuese e qytetëruese të arritjeve në këtë fushë të jetës tonë si komb.
Një komb nuk vdes kurrë e, për asgjë, pa i vdekur gjuha e tij! Kjo dihet fort mirë nga ‘demokratikasit djathtist e, majtistët’ qeverisës e politikbërës të kësaj kohës pa ‘Yll Polar’ e pa horizonte të reja mendimi e veprimi atdhetar, por as njerëzor, fatkeqësisht.
Më kujtohet se si Qeveria ‘e majtë’ socialiste e dalë nga zgjedhjet e vitit 2013, vendimin e parë që miratoi ishte ai që kishte të bënte me mbrojtjen e gjuhës kombëtare, me drejtshkrimin e drejtshqiptimin e saj nga strukturat e administratës publike, por edhe nga institucionet shkollore, nga mediat, nga piramidat e pushteteve të pavarura që përbëjnë shtetin në Shqipëri. S’e kam besuar se si ai vendim që në fakt ishte edhe kryevendimi i të gjitha vendimeve në vijimësi, si vendim qeverie i asaj kohe, do të futej aq shpejt diku në një sirtar e, do të harrohej për t’u mbuluar me pluhurin e harresës së qellimshme, si shumë vendime, premtime e mashtrime të shumta të kësaj kohës së ‘demokracisë’ borgjeze në vendin tonë, në këto tri dekatat e pasnëntëdhjetës.
Armiku më i madh i të mësuarit nëpër shkollat tona të gjuhës amtare nga brezi i ri i këtij vendi, por edhe i dijeve të tjera, pa pikë dyshimi ka qënë edhe politika ‘çudibërëse’ e të ashtuquajturit ‘altertekst’ në lëminë e ‘prodhimit’ e të botimit të teksteve shkollore, ku firmat private botuese vërshuan nëpër shkolla dhe ndikonin ndër to me mënyrat më të ndryshme për blerjen e teksteve të tyre sa më shumë të ishte e mundur, pse jo edhe përmes rrugëve të pandershme me ndonjë drejtues të papërgjegjshëm shkolle, apo arsimi, duke i shkaktuar një çoroditje totale mësimit të brezit të ri, në mënyrë kaotike, larg mësimit të unifikuar e me baza të rrepta shkencore të pasyruara në tekstet unike shkollore. ‘Alterteksti’ ishte dhe është, jo mundësia më e mirë për ndihmën e rritjen cilësore të arritjeve të shkollave, në drejtim të dhënies e të përvetësimit sa më të qendrueshëm të dijeve nga brezi i ri shkollor, dije që jepen në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, por ai mbetet mundësia më e mirë për të abuzuar prej atyre firmave në kurriz të misionit të shkollës, shpeshherë tepër të papërgjegjshme, si në cilësinë shkencore të pasqyruara në botimet e tyre shkollore, por edhe në atë të qendrueshmërisë së teksteve, abuzim ky, jo vetem i këtyre firmave, si të gjitha ‘firmat’ e kësaj kohës ‘demokratikase’ që vrapojnë vetem pas fitimit të tyre. ( Në kurikulën e shkollës së mesme shkruhet emir i lëndës “Gjuhë shqipe” dhe, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit e…, botohet një libër që nuk është, as ‘Gjuhë shqipe’, por as ‘Letersi’. Kështu, vet shteti, me një gurë, vret dy zogj. (!) ky është edhe një tjetër abuzim ‘me mirëkuptim, shtet –privat’ në kurriz edhe të vlerës më të çmuar, asaj të të mësuarit të brezave të rinj të Shqipërisë. Kjo lloj ‘ortakërie’ e palogjktë, ka ndotur së tepërmi Gjuhën tonë amtare, por edhe e ka çuar atë në limitet e ekzistencës së saj. Si për dreq të këtij paradoksi, sot i shtohet shkollës edhe një paradoks tjeter, ai i një gjuhe tepër të rëndomtë, gati – gati në atë stilin e shkujdesur të komunikimit njerëzor, brenda mjediseve të shkollës dhe aq më keq edhe në orën e mësimit, nga ana e mësuesve. (!) Nxënësit flasin e shkruajnë në dialektin e të folurës së prindërve të tyre, që është dialekti, apo nëndialekti i të fomeve të krahinave nga e kanë origjinën ata. Verehet një leksik tepër i varfër tek nxënësit; një pamundësi e vështirësi e nxënësve për të shkruar bukur e drejt gjuhën amtare; një komunikim më fjali të keqndertuara nga ana sintaksore. Pse jo, verejmë edhe në media se si ‘gazetarë’ të shkolluar, flasin me plot gabime sintaksore; verejmë se si edhe titrat në kanale të shumtë televizive shkruhen me plot gabime drejtshkrimore, duke reflektuar për keq edhe tek kultura gjuhësore, aq sa është ajo, e shikuesve të tyre. Edhe shtypi i shkruar është tmerrësisht i ndotur nga injoranca në fushën e njohjes së gjuhës amtare, sipas normave të standardit letrar.
E njëjta gjë verehet edhe tek botimet e letersisë, por frikshëm duket kjo ndotje e gjuhës tonë amtare tek një pjesë e konsiderueshme e përkthimeve të letersisë nga gjuhët e huaja. Kjo gjendje ‘e infektuar’ nga ndotja gjuhësore, e shtrirë gjithandej, e ka shkujdesur mësuesin, shkollën, komunitetin, çka ka bërë që një kategori jo e vogël e nxënësve të shkollave tona t’i përkasin grupit të nxënësve ‘analfabetë aktiv’. Por, edhe dukuria e të shprehurit të njerëzve të zgjedhur, e atyre të politikës, e atyre pseudogazetarëve dhe e paloanalistëve, e shumë moderatorëve të disa emisioneve televizive dhe e shumë rubrikave të ndryshme televizive, bëjnë që në vend që ta ndiqte lexuesi, shikuesi, medjen, ajo, media, vrapon drejt terenit me folës të gjuhës amtare në dialekte e me shmangje të thella nga norma standard e shqipës letrare kombëtare, jo për ta pasqyruar realitetin jetësor, por në fakt për t’i bërë karshillek ndotjes gjuhësore e, ndarjes së fajita në këtë drejtim me politikën institucionale që hesht.
Media, në tërësi, është cilësuar si një ‘pushtet’ në vete. Emisionet e tyre, rubrika të veçanta, jo pak ‘përsonazhe’, shpeshherë tepër të rëndomtë, që thirren për të komunikuar publikisht me degjuesit e shumtë, janë tepër tëmangët në culture gjuhësore, bile ka edhe nga ata që mburren me injorancën e tyre gjuhësore, duke u mburrur e ditur se po bëjnë një luftë kundër ‘komunizmit’, përmes mohimit e shkeljeve të rregullave e të normave që burojnë nga standardizimi i gjuhës letrare kombëtare shqipe. Jo, more mjeranë, e ju, mori medja abuzive! Kongresi i Drejtshkrimit e i Drejtshqiptimit të Gjuhës Shqipe nuk ishte kongres partie, por një Komgres gjithëkombëtar shkencor gjuhësor, ku e vetmja politikë që ka depertuar brenda atij forumi shkencor, kanë qënë politika e fryma thellësisht kombëtare shqiptare.
Edhe në kohërat e kahmotshme kur shkolla ishte një dukuri sporadike e kur njerëzit ishin pothuajëse analfabetë, sidomos në zonat malore të vendit, populli, njerëzit e urtë të tij bënin kujdes në organizimin e kuvendeve e të bisedave në odat e burrave në kullat malësore shqiptare, duke caktuar njerëz që njiheshin për oratori natyrore e, për qartësi shprehjeje. E tëra kjo bëhej edhe në vlerësimin e në respektimin terthorazi të gjuhës, si stolia më e çmuar e qënies njerëzore.
Pjesë e vlerësimit dhe e respektit për gjuhën ishte edhe njëfarë rregulli që përcaktonte standardi i bisedave, kuvendeve të hapura në natyrë, apo i atyre të odave të burrave, ku folësi nuk ndërpritej deri në përfundimin e plotë të mendimit të artikuluar përmes një gjuhe të rrjedhshme e të kuptueshme për të tjerët. Ky soj organizimi bëntë që të pranishmit, edhe të kuptonin së çfar thuhej aty, por i shtynte ata që të mësonin e të reflektonin edhe emocionalisht, për ta bërë modelin e tyre, shprehjen e bukur emocionalisht e, atë të shprehjes së qartë, gjuhësisht. Ky lloj realiteti fliste për njëfarë lloj kulture të mësuar në shkollën e madhe të jetës, e cila plotësonte mungesën e shkollës së kultivuar nga shteti.
Edhe në periudhën parashtetërore, kur shoqëria ishte e copëzuar në fise, bajraqe, krahina, ‘ligjet’ themeltare, ‘Kanunet’, që organizonin ‘ligjërisht’ ndonëse pa ligje të shkruara si këto të kohërave moderne, ishin të organizuara në aspektin gjuhësor, në mënyrën më të mirë të mundshme, aq sa në disa raste edhe mund të merren si modele të formulimit e të shkrimit (kur ato u mblodhën e u shkruan) për nga ana gjuhësore dhe organizimit logjik edhe për kodet e shkruara në këto vitet e kohës pa kohë të pasnëntëdhjetës.
Rënia e sistemit socialist në Shqipëri, pas vitit 1990, goditjen më të madhe ia dha kombit, në goditjen që i bëri në mënyrë të veçantë, të qellimshme e, të organizuar institucionit të shkollës kombëtare, e cila kishte krijuar një traditë të vyer mbi njëshekullore, një rrugë të identitetit të saj, një shumësi vlerash që mateshin me të gjitha vlerat e shkollave bashkëkohëse evropiane me jetë veprimtarie disashekullore, si në paraqitje, edhe në cilësinë e përmbajtjes. Kjo frymë e terbuar antishkollë, pas vitit 1990, si në çdo qendrim mohues të çdo arritjeje të periudhës se socializmit, me logjikën më të palogjikshme, atë të ‘luftës kundër komunizmit’ dhe, më tej me logjikën më idioteske si prijëtare të revanshit të të dalëve nga skutat e errësirës së dijeve, por që futën në dorë përmes rrugëve më të pamoralshme pasurinë kombëtare dhe paranë, kundër shkollës, të cilën në shumë raste prej tyre, e kishin braktisur pa e përfunduar në kohën kur kishin qënë nxënës, me t’ia ndjerë erën pëmbysjes së sistemit socialist.
Ç’logjikë kishte që lufta kundër shkollës, të përzihej me luftën tjetër tejet absurde e donkishoteske, për ‘dekomunistizimin’ e Shqipërisë e të shoqërisë. Kjo frymë s’ishte as më pak e, as më shumë sesa ajo fryma e praktika naziskine e Hitlerit në LDB, për shlyerjen e kujtesës nga truri i njerëzve që s’përqafonin idetë e filozofinë çnjerëzore të nazizmit.
U fshinë nga tekstet shkollore figurat emblematike përfaqësuese të artit letrat kombëtar që ishin edhe modele të të shkruarit, modele të të mënduarit dhe, modele të të pasuruarit të gjuhës shqipe me fjalë e shprehje të reja mbështetur në prirjet e natyrshme të zhvillimit të gjuhës tonë.
Zuri të sulmohej, në mënyrën më absurde standartizimi i gjuhës letrare kombëtare shqipe. Bile, bile është arritur në këtë kohën ‘demokratikase’ borgjeze të pretendohet e të arrihet në paraqitjen e tezës reaksionare e antikombëtare për ndarjen e kombit tonë në ‘dy kombe’ e, të gjuhës shqipe në ‘dy gjuhë’, ku njëra gjuhë do të flitej e shkruhej në toskërisht e, tjetra do të flitej e do të shkruhej në gegërisht. (!!)
Ky synim ka prapaskena të rrezikshme në dëm të interest madhor të kombit tonë, pasi frymëzohet e nxitet nga platforma akademike antishqiptare të njohura, me vendndodhje në shtetet fqinje tokësore me trojet tona. Mediat e të gjitha llojeve filluan t’iu përshtateshin të folmeve të çaprazitura të politikanëve, duke e paraqitur atë si model. Aq e vertetë është kjo, saqë të rinjtë jugorë filluan të flasin sikur të ishin gegë. Kjo ishte dhe është vrasje, shterrje e dy ‘lumenjve’ gjuhësorë që mbushin ‘detin’ e gjuhës kombëtare.
Në asnjë shkronjë, në asnjë fjali e, në asnjë paragraf a dokument të Kongresit të Drejtshkrimit e të Drejtshqiptimit të Gjuhës shqipe, nuk është thënë e, as është vendosur që të mos sillen në standartin gjuhësor, pa ndërperë, edhe pasuritë e shumta, ende të panjohura gjërësisht, të dyja dialekteve të shqipes, pasuri e vlera ato që mbajnë në brendësinë e tyre të gjitha format e të folmeve dialektore e nëndialektore, si një rrjedhe e natyrshme që askush s’mund ta ndalojë atë si dukuri gjuhësore. Në kuadër të kësaj lufte në emer të mbrojtjes së gjuhës nga ‘standartizimi’ që i bëri gjoja ‘komunizmi’, mediat fituan lirinë që të nisnin në mënyrë brutale betejën më idioteske mediatike, për ‘zhgardhnimin’ e standardit të Gj. L.K.Shqipe, një veprim ky i hapur antikombëtar e, nën hundën e shtetit, por pse jo, edhe me nxitjen e mbështetjen e tij, falë indiferentizmit e mosveprimit të tij ndaj kësaj dukurie vrasëse të gjuhës, me synim, vrasjen e kombit tonë. Qysh këtu, shikohet qartë e përcaktohet lehtësisht edhe natyra e shtetit shqiptar të kohës së ‘demokracisë’ borgjeze në Shqipërinë e pasnëntëdhjetës.
Prijëtarë e modele të shëmtuara të ndotjes së gjuhës shqipe u bënë pikë së pari politikanët, të cilët, ashtu si ata pseudointelektualët e kohës së Naimit e të Çajupi, pra, të para njëqind e sa viteve, kur flisnin me fjalë gjysmake e të sakatuara nga e folura e tyre, të gjuhëve të huaja, duke hequr shumë fjalë të bukura të shqipës, për t’u paraqitur si të ditur, si modern, si të lexuar e, si njohës shumëgjuhësh, çka u bënë në atë kohë edhe si burim frymëzimi për reagime atdhetare në letersinë e asaj kohe, duke i vënë ata në majën e penës së satirës, sarkazmës e të humorit në përgjithësi. Pothuajëse edhe pas vitit 1990, u rishfaqën kopjet e zhubravitura të atyre ndotësve të gjuhës amtare, edhe më keq se para një shekulli e ca më parë.
Si mund të përfaqësojë popullin një ‘deputet’ që në dhjetë fjalë që flet, ka gjashtë fjalë të huaja, të sakatuara edhe ato prej kulturës së tij të zbehur gjuhësore?! Si mund të quhet ‘media kombëtare’ një media që është e mbytyr nga fjalët e huaja, nga ndertimet mekanike sipas modeleve të gjuhëve të huaja, jashtë natyrës së shqipes, ku ndotja drejtshkrimore është bërë gangrenë që po e vret gjuhën tonë amtrare?! Bombardimi i gjuhës shqipe me neologjizma, barbarizma e arkaizma të pavlera është një sëmundje që po detyron shqiptarin e thjeshtë e të ndershëm që të mësohet me të, si një e keqe e domosdoshme kur kjo e keqe nuk është aspak e domosdoshme. Na kanë ikur fjalët e bukura shqipe nga e folura jonë e përditshme, falë dyndjes si ‘pushtues’ të fjalëve të gjuhëve të huaja. Edhe kjo dukuri e frikshme, ka ndikuar në vrasjen e shpresës së shqiptarëve për ta parë vendit tonë të bërë e, të dinjitetshëm, prandaj sot ikja e të rinjve dhe e të shkolluarëve nga Shqipëria është kthyer në një epidemi, si ajo e epidemisë ndotëse e vrasëse të gjuhës shqipe.
Dukuria e disa mediave, por edhe e disa njerëzve publik që bëhen pjesë e përhershme e rubrikave dhe e emisioneve televizive, kryesisht politikanë, qoftë kur përdorin ndotshëm fjalët e huaja kur kanë në vend të tyre fjalët e bukura shqipe, por edhe në rastet kur duan të hiqen si popullor e të thjeshtë, përmes një fjalori që i përket një zhargoni arkaik e tepër banal, është qellimkeqe e antikombëtare, është një ndotje e qellimshme e nisur nga të dy krahët e shtrirjes së gjuhës amtare, për ta shtrënguar, rrudhur e vrarë atë.
Ndotja e gjuhës shqipe ka shkuar në një kah me ndotjen e vlerave të artit, si, në muzikë, në krijimtari letrare, në artin skenik, qoftë ai i skenës, apo ai i ekranit. Lakuriqësi në shpërfaqje televizive e artistike, në rend të parë të bisedave e të paraqitjeve televizive, ato për seksin dhe, lëshimi i lumenjve të sharjeve mbi kohën më të pastër e më me vlerë kombëtare në këtë sferë jetike kombëtare, socializmin! I tëri ky qendrim i kësaj kohe pseudodemokratike i sherben luftës kundër gjuhës amtare shqipe, qendrime këto edhe të financuara, por edhe të mbjella në këtë kohë nga diletantë analfabetë në njohjen e gjuhës së kombit tonë. Tashmë, për çdo gjë thuhet: “Të arrijmë, ose të kapim, objektivin minimal”! – ndërsa objektiva madhore (maksimale) s’ka fare.
Kur shikon qendrimet armiqësore të perandorisë turke ndaj gjuhës e shkollës shqipe, ato të ortodoksisë sllavo – greke, po ndaj gjuhës e shkollës shqipe, mirëfilli kuptojmë se ata ia njihnim fort mirë vlerat dhe rëndësinë gjuhës e shkollës shqipe, ndikimit të saj në vetëdijen e shqiptarëve, ndaj me të drejtë i druheshin asaj, deri në frikë, sepse e konsideronin atë, një armë të pazëvendësueshme e të fuqishme të ruajtjes së ekzistencës së shqiptarëve, me të cilën kanë ruajtur koherencën e tyre në rrjedhat historike. Të njëjtin qendrim mbajnë sot edhe shërbëtorët e antishqiptarëve, me gjak shqiptar fatkeqësisht, por të prishur, në sherbim të antishqiptarëve joshqiptarë, të njohur historikisht e botërisht.
Prishja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë pas viteve ’90-ta nga shteti ‘demokratikas’ PD – ist antishqiptar, shënoi edhe rrezikimin më të madh të vrasjes së plotë e me vetëdije të gjuhës shqipë, pikë për pikë sipas traktateve e platformave të akademive antishqiptare me natyrë shovene ndaj kombit tonë.
Po të kishte një shtet të përgjegjshëm e me natyrë kombëtare, për të gjitha këto masakra që i janë bërë edhe gjuhës shqipe, përveç të tjerave, në tërë këto vite antishqiptare të pas nëntëdhjetës në trojet tona, dikush patjetër duhet të mbajë përgjegjësi e të marrë denimin ‘ekzemplar’, për tradhti të mirëfilltë kombëtare!
Por, jo më pak janë përgjegjëse edhe qeveritë ‘majtiste’ të këtyre viteve, të cilat janë shumë të gatshme të sulen me gjoba e burgosje të njerëzve të thjeshtë e të papunë, për pamundësinë e tyre për të paguar energjinë elektrike, apo për mosvënien e një maske në këtë kohën e habitshme e të mbështjellë me lloj – lloj misteresh KOVID – jane, apo, si ato gjobat për një dalje të shkujdesur në fashon kohore të ndalimqarkullimit të detyrueshëm, por assesi nuk mbajnë qendrim ndaj ndotësve e vrasësve të qellimshëm individual, politik apo mediatik, të vlerës kryevlerë të kombit tonë, gjuhës shqipe.
Sa herë që dikush përmend në media, midis shumë të tilla arritjeve e vlerave edhe vlerat e arritura në këtë fushë në socializëm, rrufeshëm sulën si macet e uritura, si konet e zagarët në zorrë, gazetarët e moderatorët e emisionit televiziv, mbi folësin, duke i kerkuar në mënyrë ultimative që të mos zihet në gojë ajo kohë, të mos flitet për ato arritje, sepse ‘bëhet propogandë’. Ç’logjikë injorante e mjerane kjo palogjikshmëri institucionale e kësaj kohe!
Mbrojtja e gjuhës tonë dhe ngritja e zërit kundër ndotësve e vrasësve të gjuhës shqipë, në çdo kohë e rrethanë, por veçanërisht në këtë kohën e kësaj paçavurë ‘demokracie’ borgjeze këtu në vendin tonë, të cilët e kanë çuar gjuhën shqipe në ditët e saj më të errëta, është sa domosdoshmëri, aq edhe jetike, sa atdhetari, aq edhe qytetari, sa guxim, edhe heroizëm i lavdishëm!

Tiranë, më 13. 01.2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Milani është në zemrën time, ëndërroj të kthehem. Dëgjoj se…