
Gjykata e Apelit arrin efikasitet prej 93.4 % gjatë muajit gusht
15 shtator 2025
| 13:51
Gjykata e Apelit ka publikuar raportin e punës për muajin gusht të këtij viti, i cili përfshin raportet e përgjithshme të punës dhe ato individuale të gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Gjatë këtij muaji, kjo gjykatë ka pranuar 1,369 lëndë të reja, ndërsa ka zgjidhur 1,278 lëndë, kështu duke rezultuar me shkallë të efikasitetit prej 93.4%.
Në muajin gusht 2025, Divizioni Civil-Përmbarimore ka treguar efikasitetin më të lartë me 132.2%.