Gjykata Evropiane vendos që Polonia të paguajë 1 milion euro në ditë

27 tetor 17:17

Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka urdhëruar Poloninë që të paguaj një dënim prej 1 milionë euro në baza ditore për shkak se ka refuzuar të pezullojë funksionin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë.

Komisioni Evropian kërkoi gjobitjen muajin e kaluar pasi autoritetet polake nuk respektuan një vendim të mëparshëm të muajit korrik që urdhëronte pezullimin e menjëhershëm të aktiviteteve të dhomës.

“Përmes vendimit të sotëm zëvendëspresidenti i Tribunalit detyroi Poloninë të paguajë një dënim prej 1 milion euro në ditë, duke e llogaritur nga data në të cilën ky vendim i është dorëzuar Polonisë”, ka njoftuar gjykata.

Ka kohë që Bashkimi Evropian dhe Polonia janë përfshirë në mosmarrëveshje në lidhje me reformat në gjyqësor të këtij vendi.

BE-ja ka thënë se ato e dëmtojnë pavarësisë e sistemit gjyqësor.

Ekspertët kanë thënë se krijimi i Dhomës Disiplinore të Bashkimit Evropian është pjesë e përpjekjeve të nacionalistëve në pushtet për të shtuar kontrollin politik në sistemin e drejtësisë.

Varshava ka këmbëngulur se masa ishte e nevojshme për të luftuar korrupsionin midis gjyqtarëve.

Mosmarrëveshjet mes BE-së dhe Polonisë arritën kulmin më 7 tetor kur Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi që të hedhë poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, në çështje të caktuara gjyqësore.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se disa nene të traktatit të BE-së nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Polonisë.

Dhe, sipas saj, gjykatësit polakë nuk duhet ta përdorin ligjin e BE-së për të vënë në dyshim pavarësinë e kolegëve të tyre.

Vendimi ka shkaktuar një kundërshtim të ashpër nga Brukseli dhe zyrtarë të lartë të BE-së i kujtuan Polonisë se “një nga shtyllat e BE-së është përparësia e ligjit të BE-së”.

Vendimi ka nxitur edhe protesta pro-BE-së në Varshavë pasi ekzistojnë shqetësimet se Partia për Ligj dhe Drejtësi në pushtet mund të inicojë një “Polexit”, pra një dalje të vendit nga Bashkimi Evropian.

Polonia ka thënë se aktiviteti i Dhomës Disiplinore do të shfuqizohet si pjesë e reformave më të gjëra, por nuk ka paraqitur ende plane të detajuara.

Disa liderë të BE-së kanë kërkuar që blloku të kushtëzojë këtë vend anëtar me ndaljen e fondeve prej 36 miliardë dollarësh, mirëpo kryeministri polak Mateusz Morawieckim, ka thënë se vendi i tij ishte “gati për dialog”, dhe se nuk do të “vepronte nën presionin e shantazhit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Serbisë në Shqipëri e ka falënderuar ministren e…