
Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Fatmir Shehollit
10 tetor 2025
| 17:19
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Fatmir Shehollin, të dyshuar për spiunazh kundër shtetit.
Gjatë ditës, në Themelore u mbajt seanca dëgjimore ndaj Shehollit, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale e Kosovës kërkoi që ai të dërgohet në paraburgim derisa autoritetet të kryejnë hetime ndaj tij.
Sheholli u arrestua të enjten në rrethin e Prishtinës pas hetimeve disamujore kundër tij.
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha të enjten, pas arrestimit, se Sheholli ka pasur “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës, dhe se ai ka “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”. /REL