Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë, reagon për herë të parë Erion Veliaj

07 nëntor 2025 | 14:35

Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi ta rikthente në detyrë duke rrëzuar vendimin e shkarkimit nga Këshilli i Ministrave.

Në reagimin e tij, Veliaj ka thënë se ky vendim nuk është vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare.

“Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron. Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua. Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar”, ka shkruar Veliaj ndër të tjera.

Reagimi i plotë i Veliajt:

Të dashur miq,

Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët.

Drejtësia kushtetuese foli.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.

Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.

Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.

Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua.

Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar.

Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Driton dhe Naim Morina, dy vëllezërit që mbetën të vrarë…