
Gjykata merr vendim për njërin prej të dyshuarve për vrasjen në Zllakuqan
Mbrëmjen e së premtes në fshatin Zllakuqan të Klinës ishte vrarë një person.
Të premten mbrëma një person në fshatin Zllakuqan të Klinës është vrarë.
I ndjeri nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve që kishte marrë nga arma dhe kishte ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.
Policia e Kosovës kishte arrestuar tre të dyshuar për këtë vrasje, një si i dyshuar kryesor dhe dy të tjerë si të përfshirë në këtë vrasje dhe madje kishte sekuestruar edhe armë të shumta në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, raporton Demokracia.com.
Tashmë Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim për njërin prej të dyshuarve të kësaj vrasjeje.
Zëdhënësja e kësaj Gjykate, Tringa Zhuti, ka thënë për Demokracia.com, se me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka aprovuar kërkesën për 1 muaj paraburgim.
“Një muaj është caktuar masa e paraburgimit për personin që dyshohet se ka kryer vrasjen. Kërkesa e Prokurorisë ka qenë kështu dhe Gjykata e ka miratua”, ka thënë Zhuti për Demokracia.com.
Edhe pse fillimisht ishte thënë se vrasja kishte ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, ende nuk dihen qartë motivet e kësaj vrasjeje.