Gjykata në Jeruzalem pezullon seancat e gjyqit ndaj Netanyahut

30 qershor 2025 | 07:51

Gjykata e Qarkut të Jeruzalemit ka anuluar seancat dëgjimore të planifikuara për këtë javë në gjyqin për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke pranuar kërkesën e tij të bazuar në arsye “të klasifikuara” diplomatike dhe të sigurisë.

Në vendimin që ka siguruar agjencia Reuters, thuhet se justifikimet e paraqitura nga Netanyahu, si dhe nga kreu i Mossad-it dhe shefi i inteligjencës ushtarake, kanë qenë të mjaftueshme për të shtyrë procedurat gjyqësore.

Nuk është e qartë nëse në këtë vendim ka ndikuar një postim i fundit në rrjetet sociale nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi se gjyqi mund të pengonte Netanyahun në përfshirjen e tij në negociatat me Hamasin dhe Iranin.

Netanyahu përballet me akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit që nga viti 2019, të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht, duke i cilësuar akuzat si një “gjueti shtrigash” politike e drejtuar nga e majta për ta rrëzuar nga pushteti.

Nuk është caktuar ende një datë e re për vazhdimin e procesit gjyqësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona, që besohet të jenë pjesë e shërbimit zjarrfikës,…