Gjykata Speciale reagon ndaj letrave të ish-krerëve të UÇK-së: Mohon kufizimet dhe akuzat për trajtim çnjerëzor

07 qershor 2025 | 11:04

Gjykata Speciale në Hagë kanë reaguar pas dy letrave të dërguara nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë refuzuar një takim me Avokatin e Popullit të Speciales dhe janë ankuar për kufizime ekstreme në takimet me avokatët e tyre mbrojtës. Gjykata ka hedhur poshtë akuzat për trajtim çnjerëzor, duke theksuar se të paraburgosurit në Hagë kanë qasje të përditshme në ajër të pastër, aktivitete fizike dhe rekreative. Pa komentuar drejtpërdrejt refuzimin për takim me Avokatin e Popullit, Specialja nënvizon se të paraburgosurit mund të ankohen në çdo kohë në disa instanca, përfshirë Avokatin e Popullit të Dhomave të Specializuara, Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Zyrtarin Kryesor të Paraburgimit dhe në fund edhe te gjyqtarët. Megjithatë, sipas gjykatës, nuk është paraqitur asnjë ankesë zyrtare për kushtet e mbajtjes. Në lidhje me komunikimin me avokatët, Gjykata thekson se të paraburgosurit kanë në dispozicion linja telefonike të sigurta dhe kompjuterë në qelitë e tyre për komunikim konfidencial me ekipet mbrojtëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi…