Gjyqtarët e Kosovës gjykojnë me plot sukses në garat evropiane

21 gusht 2025 | 12:25

Gjyqtarët e Kosovës kanë qenë mjaft të angazhuar gjatë kësaj vere në garat evropiane. Ata kanë gjykuar në evente të rëndësishme të basketbollit evropian, duke dëshmuar për cilësitë e larta që kanë.

Gjyqtarët e Kosovës kanë qenë të nominuar nga FIBA, duke vazhduar traditën, ku çdo verë kanë qenë të angazhuar në garat e rëndësishme evropiane.  Ata kanë gjykuar në 3×3, por edhe FIBA Kampionate Evropiane të Divizionit B. Gjyqtarët e Kosovës kanë gjykuar në 14 evente gjatë kësaj vere.

Eventet

Artan Gashi, kualifikimet e FIBA Europe Cup 3×3, Prishtinë 7-8 qershor
Artan Gashi, 3×3 National League, 18-20 korrik, Lituani
Xhelal Mumini, FIBA U18 EuroBasket Divizion C Durrës, Shqipëri 19-27 korrik
Xhelal Mumini, FIBA U16 Women’s EuroBasket Divizion C Pejë, Kosovë 8 – 13 korrik
Xhelal Mumini, FIBA U16 EuroBasket Divizion B Shkup, Maqedonia e Veriut 7 – 16 gusht

Ngadhnjim Shabani, FIBA U18 Women’s EuroBasket Divizion B, Lituani 4-13 korrik
Ngadhnjim Shabani, FIBA U16 EuroBasket Divizion B Shkup, Maqedonia e Veriut 7 – 16 gusht
Ngadhnjim Shabani, FIBA U18 EuroBasket Divizion B Pitesti, Rumani 25 korrik – 3 gusht
Amar Xhekoviq, FIBA U20 Women’s EuroBasket Divizion B Miskolc, Hungari 2 – 10 gusht

Amar Xhekoviq, FIBA U20 EuroBasket Divizion B Jerevan, Armeni 11-20 korrik
Elldin Uglari, FIBA U16 EuroBasket Divizion C Tirana, Shqipëri 5-13 korrik
Elldin Uglari, FIBA U16 Women’s EuroBasket Divizion B Stamboll, Turqi 20 – 29 gusht
Elldin Uglari, FIBA U18 EuroBasket Divizion B Pitesti, Rumani 25 korrik – 3 gusht
Elldin Uglari, FIBA U16 EuroBasket Divizion B Shkup, Maqedonia e Veriut 7 – 16 gusht

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka treguar pse dje është…