Gjyqtarët nga Kosova ndajnë drejtësinë në ‘playoff’ të Conference League, FFK-ja i gëzohet suksesit

20 gusht 2025 | 11:11

Gjyqtarët nga Kosova po shënojnë sukses historik në botën e futbollit.

Për herën e parë, UEFA ua ka besuar ndarjen e drejtësisë në një ndeshje të kategorisë kaq të lartë.

Këtij suksesi i është gëzuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

“Delegimi i gjyqtarëve nga Kosova në një ndeshje kaq të rëndësishme dëshmon për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhshme të tyre ndër vite, si dhe për besimin që UEFA ka në drejtësinë e ndarë prej tyre”.

“FFK-ja është e bindur se ata do ta përfaqësojnë me nder dhe dinjitet futbollin tonë në arenën evropiane”, ka njoftuar FFK-ja.

Genc Nuza do të jetë refer kryesor në ndeshjen e playoffit të UEFA Conference League.

Ai do të gjykojë në lojën Strasburg – Brondby.

Asistentë të tij do të jenë Bujar Selimaj dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë  Burim Jahmurataj. Rolin e AVAR-it do ta mbajë Dardan Çaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ndjekur për disa javë nga Olympic Marseille (OM), Edon…