
Gjyqtari ndërpret ndeshjen në Turqi për Iftar (Video)
Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit është një rit që ndiqet edhe në botën e futbollit. Një episod i veçantë ndodhi në ndeshjen e Ligës së Parë të Turqisë mes Giresunspor-Ankara Keçiörengücü, për javën e 30-të.
Duke qenë se futbollistët e fesë islame, ata më fanatikë, nuk hanë dhe pinë nga agimi në mbrëmje gjatë muajit të Ramazanit, 10 minuta pas fillimit të ndeshjes arbitri kryesor, Onur Özütoprak, mendoi të shfrytëzonte një moment pushimi, për shkak të dëmtimit të një futbollisti, për të ndërprerë ndeshjen.
Arsyeja? T’u jepte mundësi lojtarëve të hanin diçka me shumë qetësi, që të kishin energji gjatë ndeshjes. Një veprim i bukur dhe i veçantë, që po merr shumë vëmendje në Turqi. Futbollistët e të dyja skuadrave qëndruan për disa minuta jashtë fushës, për t’u ushqyer, pa u nxituar për rinisjen e lojës.
🕌 GZT Giresunspor – Ankara Keçiörengücü maçında yaşanan sakatlık ile ezan saati denk gelince, oyuncular maç sırasında oruçlarını açtı. #beINSPORTS pic.twitter.com/Fec6Q5ERKP
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) April 13, 2021