Gjysmartistët

01 shkurt 2023 | 08:30

Nga: Witold Gombrowicz (pjesë nga Ferdydurke)
Përktheu: Edlira Lloha

Më besoni, ka një dallim të madh ndërmjet një artisti i cili tashmë është realizuar dhe një tufë gjysmë-artistësh, çerek-profetësh, të cilët vetëm duhet të realizohen. Dhe, ajo që i shkon një artisti tashmë të përmbushur në të gjithë profilin e vet, tek ju ka një jehonë krejt tjetër.

Ndërkohë, ju, në vend që të krijoni një koncept sipas masës suaj dhe sipas realitetit tuaj, zbukuroheni me pena te huaja dhe prandaj nuk jeni veçse aspirantë, përjetësisht dështakë, përjetësisht të vlerësuar me notën me të ulët kaluese, juve, shërbyes, adhurues dhe nderues të Artit, atij që juve ju ka lënë të prisni në paradhomë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Aurel Plasari Një polemizues nuk qenkësh i një mendjeje…