Goditet flota ruse, dronët detarë kamikazë dëmtojnë anijen ‘Ivan Khurs’

26 maj 2023 | 11:21

Ukraina godet një tjetër simbol të marinës ruse. Bëhet fjalë për anijen e inteligjencës “Ivan Khurs”. Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë shpërndau pamje filmike të siguruara nga dronët kamikazë detarë teksa godasin anijen.

Për momentin dëmtimi i mjetit lundrues rus nuk dihet, por ajo nuk është fundosur. Sipas videos të publikuar duket qarte ku droni kamikaz i afrohet anijes e cila tenton ta shkatërrojë, por që në fund arrin ta godasë mjetin lundrues.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, “Ivan Khurs” është sulmua nga dronët kamikazë në Detin e Zi pranë ngushticës së Bosforit. Rusia pretendon se të gjithë dronët e lëshuar nga Ukraina u rrëzuan nga sistemet mbrojtëse të anijes.

Kjo nuk është hera e parë që Ukraina përdor këto lloj armësh ndaj marinës ruse. Të paktën një sulm ka ndodhur në portin e Sevastopolit ndaj disa anijeve të ankoruara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për zgjedhjen e këshillave lokale po vazhdon me procesin…