
GREEN për Drenas dhe Vetëvendosje garojnë së bashku në zgjedhjet e 12 tetorit
Xhavit Drenori ka njoftuar se ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje! për të garuar së bashku në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Drenas.
“GREEN për Drenas do të mbështesë znj. Egzona Tërdevci për kryetare të Komunës së Drenasit, ndërsa unë me një pjesë të ekipit do të jemi pjesë e listës së përbashkët për asamble. Projektet dhe prioritetet kryesore të platformës sonë GREEN për Drenas janë inkorporuar në programin e përbashkët zgjedhor, duke i dhënë këtij bashkimi një drejtim të qartë për zhvillim të qëndrueshëm, transparencë dhe përfshirje qytetare. Ky bashkim nuk është thjesht aritmetikë politike – është një bashkim i vlerave për një Drenas më të drejtë, më të pastër dhe më të mirë për të gjithë”, ka njoftuar Drenori në “Facebook”.