
Grenelli me kritika të ashpra ndaj Speciales: Ne po paguajmë për një gjykim farsë
Një artikull i “Radios Evropa e Lirë” me seli në Kosovë, e ka revoltuar zyrtarin e lartë a amerikan, Richard Grenell.
Ai në një postim në platformën “X” ka kritikuar raportimin e “REL”-it, ndërlidhur me gjykimin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Hagës.
“Turp për ‘Radion Evropa e Lirë’ (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Turp për Gjykatën e Hagës (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Kush po i redakton këta artikuj?”, ka shkruar Grenelli.
Grenelli ka kritikuar artikullin i cili shkruante “Prej dy vitesh, prokurorët kanë hetuar rastin e Hashim Thaçit”.
Grenelli ka shkruar se kjo nuk është e vërtetë. Sipas tij, Thaçi është arrestuar qysh prej vitit 2020.
“Tatimpaguesit amerikanë po financojnë Gjykatën e Hagës dhe ‘Radion Evropa e Lirë’. Ne po paguajmë për një gjykim farsë dhe për raportim farsë të gjykimit”, ka shkruar Grenelli.
Shame on Radio Free Europe (US taxpayer funded).
Shame on The Hague Court (US taxpayer funded).Who is editing these @RFERL stories?
The very first line says “For two years” prosecutors have been going after @HashimThaciRKS.
TWO YEARS? Nope.
The alleged crimes are from 1998.…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 16, 2025