
Gresa Bakraçi shkëlqen në Kampionatin Ballkanik
28 korrik 2025
| 13:00
Atletja kosovare Gresa Bakraçi ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e argjendtë në disiplinën e 3000 metrave në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Volos të Greqisë.
Bakraçi e përfundoi garën me kohën 9:17.80, rezultat që përveç medaljes së dytë më të çmuar, i siguroi asaj edhe vendosjen e një rekordi të ri shtetëror për Kosovën.