
Griezmanni qëndron në Atletico Madrid
16 prill 2025
| 15:48
Telenovelës rreth rinovimit të Antoine Griezmann me Atletico Madrid duket se i ka ardhur fundi. Sulmuesi francez ka një kontratë që skadon më 30 qershor 2026 dhe zërat për një transferim të mundshëm në MLS amerikane po përhapen gjithmonë e më shumë.
Megjithatë, siç raporton Matteo Moretto për Relevo, lojtari ka vendosur të qëndrojë dhe ideja është vazhdimi i bashkëpunimit me klubin deri në verën e vitit 2027.
Trajneri Diego Simeone kishte kërkuar për ta mbajtur dhe përpjekjet e tij duket se kanë rezultuar të suksesshme. Nuk përjashtohet mundësia që Griezmann, të pranojë një ulje page.