Gripi afrikan i derrave: Fushata është shtrirë në shtete të reja ndër to edhe Kosova
EFSA (Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore) po rrit përpjekjet e saj për të ndaluar përhapjen e gripit afrikan të derrave në Evropë duke zgjeruar fushatën e saj në nëntë shtete të tjera.
Verën e kaluar, EFSA nisi një fushatë të madhe për të rritur ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes në Evropën Jug-Lindore. Fushata u krye në partneritet me autoritetet vendore në shtetet që përbëjnë “rajon shqetësimi” – Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbi dhe Slloveni për shkak të afërsisë së tyre me shtetet ku ASF është i pranishëm.
EFSA po e shtrin tashmë fushatën – synuar kryesisht për fermerët në Bullgari, Republikën Çeke, Lituani, Letoni, Poloni, Sllovaki, Estoni, Hungari dhe Rumani.
Nikolaus Kriz, kryetari i Njësisë së Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve të EFSA-së, tha: “Si një organizatë shkencore, ne jemi duke punuar në mënyrë të palodhshme për të prodhuar vlerësime dhe për të bërë rekomandime që mund të ndihmojnë shtetet e kërcënuara nga gripi afrikan i derrave për të mbrojtur kafshët dhe ekonominë e tyre. Vitin e kaluar ne vendosëm të zbatonim shkencën tonë në terren dhe të tregonim se EFSA-ja është e përkushtuar për të ndihmuar fermerët dhe personat e tjerë që jetojnë në hijen e kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Fushata u prit mirë në valën e parë të shteteve dhe tani ne po shkojmë më tej me mesazhin tonë për të zbuluar, parandaluar dhe raportuar”.
Fushata plotëson përpjekjet e vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që synojnë asgjësimin e sëmundjes në Evropë.
Çfarë është gripi afrikan i derrave?
Gripi afrikan i derrave (ASF) është një sëmundje virale që prek derrat e butë dhe derrat e egër. Virusi është i padëmshëm për njerëzit, por ka shkaktuar përçarje të konsiderueshme ekonomike në shumë shtete. Nuk ka vaksina, kështu që një përhapje mund të kërkojë therjen e një numri të madh të derrave të mbajtur në fermë në zonat e prekura.
Objektivat dhe audiencat
Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe njohjen e ASF-së në të 18 shtetet dhe është e synuar për grupe njerëzish dhe individësh që janë në kontakt me derra të butë dhe derra të egër, veçanërisht fermerët e derrave. Ajo po zbatohet me ndihmën e paçmuar të organizatave veterinare vendore, grupeve të fermerëve, shoqatave të gjuetisë, policisë kufitare dhe organeve të tjera përkatëse.
Zbulo, parandalo, raporto
Duke qenë se përhapja e ASF-së mund të ketë pasoja shkatërruese, zbulimi, parandalimi dhe raportimi janë elementet kyçe nëse duam ta frenojmë këtë sëmundje. Këto janë fjalët kyçe të fushatës.
Ne do të ndajmë fletët e fakteve, grafikë informues, postimet e gatshme për përdorim në rrjete sociale dhe materiale të tjera. Zbuloni më shumë në faqen e internetit të fushatës: https://efsa.gitlab.io/multimedia/asf/index.html#/al/



