Gruaja e ambasadorit Walker lirohet pas trajtimit mjekësor në Viti

18 janar 2026 | 08:52

Bashkëshotja e ambasadorit William Walker, dje ka pasur një shqetësim shëndetësor gjatë vizitës në qytetin e Vitisë.

Ajo u trajtua nga ekipi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Drejtoresha e QKMF në Viti, Vjollca Kadolli ka bërë të ditur për Plus TV se pas trajtimit të menjëhershëm, gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar dhe ajo është liruar për të vazhduar aktivitetet e planifikuara.

Siç raportojnë mediat lokale, ishte reagimi i shpejtë dhe profesional i Qendrës së Emergjencës në Viti, ndërhyrja e së cilës ka qenë kyçe për menaxhimin me sukses të situatës.

Me këtë rast, Walker ka falënderuar stafin mjekësor për intervenimin e tyre profesional.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet pas rinumërimit të…