Gruaja e deputetit Hoxha: Rasti ndodhi në një tubim, sulmuesi jeton jashtë

02 gusht 2025 | 17:12

Gjatë një tubimi deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha dhe gruaja e vajza e tij janë sulmuar nga një person ndërsa policia thotë se deri te sulmi erdhi një mosmarrëveshje mes dy palëve.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Zlipotok në Dragash rreth orës 18:10 më 01.08.2025. KALLXO.com ka kontaktuar me bashkëshorten e deputetit Hoxha, N.Hoxha.

Ajo shpjegoi ngjarjen e cila u raportua dhe u regjistrua mbrëmë në Dragash deri sa tregon edhe se i dyshuari tashmë ka një kohë që ofendon familjen Hoxha.

“Rasti ka qenë deri sa ishim në një tubim, ka pasur shumë njerëz aty dhe gjithë kohën ai na ka ofendu në mënyrë verbale, n aka thënë fjalë banale gjithë kohës. Dhe pastaj më sulmoi mua, dola nga vetura dhe i thash të largohet nga familja ime, sepse ishim në një tubim. Më sulmoi dolën njerëz, vajzën e kam pas aty të mitur ajo është traumatizuar”- tha ajo.

Tutje shtoi se i dyshuari edhe në rrjete sociale ka treguar problemet që ka me familjen e deputetit.

“Jo nuk e di cka ka ai me ne me vite të tëra po merret me ne, ai gjithë kohës, ne nuk kemi pasur asnjë problem me të, ai shkruan gjithcka në rrjete sociale jeton jashtë, tani ka ardhur në pushime”- flet ajo për të dyshuarin.

Gruaja e deputetit Hoxha ka thënë se ka marrë lëndime ndërsa vajza traumë nga situata e krijuar.

“Këmbën e kam të lënduar, kemi marrë tretman në QKMF, vajza nuk ka flejtë gjithë natën me shqetësime, tashmë I kemi disa procdura dhe na kanë thënë që të shkojmë prapë në trajtim”- shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova tash e disa muaj ndodhet në ngërç politik si…