Gruaja e Navalnyt: Putini nuk është një politikan, ai është një gangster

13 mars 2024 | 14:22

Gruaja e Alexei Navalny, ka thënë se Vladimir Putin nuk është një politikan, por një “gangster” fitorja e pashmangshme e të cilit në zgjedhje nuk duhet të njihet ndërkombëtarisht.

Në një artikull të “Washington Post”, Yulia Navalnaya, ka thënë se asaj nuk i kishte mbetur “asnjë zgjidhje” veçse të vazhdonte punën e burrit të saj të ndjerë, një kritik i shquar i Kremlinit, i cili ka shtuar se është vrarë me “urdhrin e drejtpërdrejtë të Putinit”.

Në artikull, ajo e ka përshkruar presidentin rus si “udhëheqësin e një grupi mafioz” që shijon dhunën dhe luksin.

Dhe ndërsa ai nuk ka mbështetje unanime në Rusi, ka ende shumë në Perëndim që “kërkojnë logjikë politike në veprimet e tij”, ka thënë ajo.

“Putini nuk është një politikan, ai është një gangster. Alexei Navalny u bë i famshëm në Rusi dhe i urryer nga Putini pikërisht sepse, që nga fillimi i luftës së tij, ai e përshkroi hapur Putinin dhe aleatët e tij si gangsterë që kishin kapur dhe përdorur pushtetin vetëm për pasurimin dhe përmbushjen e ambicieve të tyre personale”, ka thënë Navalnaya, shkruan “Skynews”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet është regjistruar para pak momentesh në Kosovë, më…