
Gruda: Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht tri gjëra themelore
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se vendimi ka sqaruar tri çështje themelore: nuk lejohet votimi i fshehtë për Kryetarin e Kuvendit; partia që propozon kandidatin ka detyrimin për bashkëpunim konstruktiv; dhe kjo e drejtë nuk mund të përdoret për bllokadë politike, raporton GazetaBlic.
Sipas Grudës, kërkohet konsensus dhe kompromis për të garantuar funksionimin e Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht tri gjëra themelore:
2. Partia që ka të drejtën për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit duhet të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me partitë e tjera për ta mundësuar zgjedhjen e tij;
3. Kjo e drejtë e partisë fituese nuk është absolute dhe nuk mund të përdoret për të bllokuar funksionimin e Kuvendit – përkundrazi, kërkohet konsensus, kompromis dhe vullnet për bashkëpunim me forcat tjera politike.