Gruda, për bllokimin në Kuvend: Nuk do të pranojmë diktat mbi votën – zgjidhja kërkon dialog, jo imponim

14 maj 2025 | 19:59

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur të papranueshme mënyrën se si kjo parti po insiston në kandidaturën e vetme për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.

“Në këto kushte, kuvendi është bllokuar për arsye të një emri të përveçëm, Albulena Haxhiut. Është një situatë tepër e vështirë për secilin prej nesh, por ne nuk mund të lejojmë që të vendoset diktat mbi votën tonë, pasi vota e deputetëve është e lirë dhe nuk mund të vendoset diktat”,tha ai.

Gruda theksoi se PDK është e gatshme të kontribuojë në zhbllokimin e procesit parlamentar, por jo përmes imponimeve të njëanshme.

“Nesër është mbledhja e 16-të me radhë, por nesër ka edhe një takim të presidentes me kryetarët e partive politike, ku ne e kemi mirëpritur sepse duam të vazhdojmë atë përkushtim të cilin e kemi thënë nga fillimi, përkushtimin për t’iu përgjigjur çdo ftese nga çdo lider politik, që ka për qëllim zhbllokimin e situatës së formimit të institucioneve”, tha Gruda në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama po mban tani fjalimin…