Gruda për Kurtin: I ka blerë zgjedhjet me buxhetin e shtetit
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thënë se ai ka përdorur buxhetin e shtetit në mënyrë të vazhdueshme gjatë periudhave të fushatave për të “blerë” zgjedhjet e fundit.
“Ky njeri që e përdor pushtetin m’i ble zgjedhjet, kjo është qyqarllëk ndaj vendit tënd. Sepse për vendin tan kur je pushtetar e ke edhe një borxh: me ia bë atij vendi zgjedhjet e lira. Jo me ia vjedh zgjedhjet vendit tënd. Kush ia vjedh zgjedhjet vendit të vet për me marrë pushtet, atij nder dhe respekt si politikan i zot s’duhet m’i dhanë kurrë. S’duhet me marrë kurrë.”
Ai tha se për pesë vite Kurti ia ngushtoi “lakun” qytetarëve, sa 100 euro më pas iu dukën çlirim.
Ai ka thënë se është përgjegjësi e të gjithëve rezistenca për të ndaluar shembjen të gjithë sistemit.
“Nuk është detyrë e partive politike me marrë Kurtin e me çu në prokurori, nuk është detyra. Nuk është detyra jonë me i thënë Kurtit mos i ndajë paret sepse po i blen zgjedhjet”.
“E cakton datën, ndan pare të paligjshme, ndihma, ndihma. Pra, për 5 vjet ia ngushton lakun qytetarëve dhe 100 euro iu duken çlirim”, ka thënë Gruda.
Ai ka akuzuar gjithashtu Lidhjen Demokratike të Kosovës si “fajtore” pse nuk është arritur të formohet një qeveri e përbashkët me opozitën para zgjedhjeve të 28 dhjetorit:
“Fajtori pse nuk u bë një qeveri e opozitës është Lidhja Demokratike e Kosovës, sepse nuk ka ardhur në atë qeveri.”



