Grushtshteti në Serbi, efekti domino në rajon!

09 korrik 2025 | 11:39

Shkruan: Faton B. Mehmetaj

Regjimi i Vuçiqit (presidentit të Serbisë), nënë mbështetjen e fuqishme të Rusisë, Iranit dhe shteteve mike të Rusisë, ka kohë që e ka shtri ndikimin në Maqedoni, pjesërisht në Kosovë, në Mal të Zi, Sanxhak dhe Bosnje. Në këto vende prej kohësh, nga Marrëveshja e Dejtonit (1995), kanë ekzistuar disa vatra të krizave siç janë; krijimi i Republikës Serbska në Bosnje, kriza e Kosovës Lindore, Vojvodinës, Sanxhakut, kriza në Veriun e Kosovës dhe kriza në Maqedoni, të cilat kanë krijuar tensione gjatë gjithë kohës.

Të gjitha këto kriza i ka shkaktuar Serbia, por janë mbështetur edhe nga Rusia dhe shtetet mike të rusisë dhe Serbisë.

Këto vatra krizash, në të gjitha rastet janë financuar nga Serbia dhe Rusia, dhe janë mbështetur nga strukturat e bashkëpunëtorëve besnik të Serbisë, të instaluar në këto vende. Baza Ruse e Emergjencave në Nish, është një projekt i madh i sigurisë ruse në Serbi. Aty janë trajnuar dhe analizuar në detale aspektet ushtarake, politike dhe të sigurisë në rajon. Bashkë më 200,000 rusë që janë larguar nga vendi i tyre për në Serbi, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, me ta kanë ardhur edhe shumë ushtarak, ekspert të sigurisë, shërbimeve sekrete, të njësive antiterroriste e shumë struktura tjera ushtarake ruse, sepse Serbia është një aleat i ngushtë i Rusisë me të cilën ka lidhje historike, fetare dhe kulturore.

Në Beograd dhe vende tjera të Serbisë flitet gjuha ruse. Gjuha ruse flitet edhe në dyqane, tregje, bare, rrugë etj. Rusët që kanë ardhur në Serbi, kryesisht jetojnë në zonat urbane: Beograd, Novi Sad, Nish dhe Kragujevc, ku hapin kompani e biznese që kryesisht merren me punë në IT etj. Po ashtu qindra milioner rus janë vendosur në Serbi. Sigurisht që edhe rusët e vendosur në Serbi së bashku me milionerët rus janë në krahun e protestueseve sepse Rusisë i konvenon një Serbi e dobët për ta përhapur më lehtë dominimin e saj në hapësirat ku Serbia dominon. Përmes shërbimeve të fshehta, rusët e kanë një shtrirje dhe ndikim mjaftë të madh në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor. Novica Antiq, president i Unionit Ushtarak Serb, raportohej se punon për agjencinë ruse të sigurisë e njohur si “FSB”. I njëjti deri në tetor të 2023-s, kishte zhvilluar takime të rregullta me zyrtarë evropianë në Bruksel, ndër ta edhe me raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Për të njëjtat qëllime Vladimir Putin e kishte shpërblyer personalisht Aleksandër Vulin me çmimin, “Urdhri i Miqësisë”. Bazuar në rrethanat e krijuara, Aleksandër Vuçiqit, siç po konsiderohet nga opozita Asadi i Serbisë, nuk i ka mbetur vend në Serbi përveçse të ikë në Rusi dhe Serbinë ta len peng të Rusisë. Siç dihet, Serbia që nga periudha e regjimi të Millosheviqit, i cili i shkaktoi 4 luftëra në ish-Jugosllavi dhe gjenocid të paparë, nuk bëri ndryshime në qeveritë që erdhën pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Në përjashtim të Zoran Gjingjiqit i cili kishte bashkëpunuar me bashkësinë ndërkombëtare për ta futur Serbinë në BE, dhe për dorëzimin e Sllobodan Millosheviqit dhe kriminelëve tjerë serb për krime lufte në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Por, për këto veprime Zoran Gjingjiqi-kryeministër i Serbisë, u vra më 12 mars të viti 2003 në Beograd, nga qarqet ushtarake që ishin të lidhura me klanin e Millosheviqit dhe me strukturat tjera radikale të cilat e drejtonin politikën e shtetit serb.

Djali i Sllobodan Millosheviqit (Marko Millosheviq) që gjendet i strehuar në Rusi, i kishte dhënë 5 milionë marka strukturave të lartcekura për vrasjen e Zoran Gjingjiqit. Në përgatitjen e kësaj vrasjeje morën pjesë edhe strukturat e BIA-s. Ky fakt ishte përmendur edhe në disa media serbe dhe jashtë Serbisë të cilat shkruanin për përfshirjen e disa anëtarëve të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA), në vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq. Pjesëtarët e BIA-s kishin një rol shumë domethënës në ofrimin e mbështetjes logjistike për organizatorët dhe autorët e atentatit. Lidhur më këtë ishin arrestuar dy anëtarë të BIA-s, Branislav Bezareviq dhe Toni Gavriq. Disa ditë pas vrasjes së tij, Jovica Stanishiq, shef i Departamentit të Sigurimit të Shtetit (RDB) në vitet 1991-1998 dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë Franko “Frenki” Simatoviq që ishte një nga themeluesit e Njësisë famëkeqe të Operacioneve Speciale (JSO), u arrestuan. Më pas është arrestuar edhe ish-zëvendësshefi i BIA-s, Milorad Bracanoviq. Kjo tregon qartë se udhëheqësit e vijës radikale në Serbi kishin pushtet të pakufizuar dhe pothuajse ishte e pamundur për ta marrë pushtetin dikush tjetër.

Aleksandër Vuçiq, karrierën e tij fillim e mbarim e fillon me këto struktura dhe në shërbim të këtyre strukturave. U rritë politikisht duke i shërbyer vojvodës Vojislav Sheshel, politikan serb dhe udhëheqës i Partisë Radikale Serbe të ekstremit të djathtë (SRS), i dënuar për krime lufte. Por ndërmjet viteve 1998 dhe 2000, Shesheli shërbeu edhe si zëvendëskryeministër i Serbisë. Vuçiq është një lider autokrat, i cili u zhvillua në kornizat e politikave të një fryme radikale i mbështetur dhe përkrahur nga Sllobodan Millosheviqi, Voisllav Shesheli, kisha ortodokse serbe, qarqet ruse, strukturat ushtarake të Ratko Mlladiqit dhe njerëzit më të fuqishëm të shërbimeve sekrete serbe.

Arma e tij kryesore për të qëndruar në pushtet është përhapja e dezinformatave dhe shpifjeve ndaj kundërshtarëve politik, izolimi i gazetarëve që nuk i përkasin vijës së tij, dhe mospërfillja ndaj partive opozitare, shoqërisë civile dhe qytetarëve që e kundërshtojnë atë. Është kundërshtar kronik i të gjithë atyre që bashkëpunojnë dhe e kanë mbështetjen e Perëndimit. Për të qëndruar në pushtet nuk njeh, as nuk respekton asnjë normë, ligj, as rregull të demokracisë. Prej kohësh Serbia ka bashkëpunuar ngushta me Rusinë, Iranin e shtetet tjera sllave, dhe ka qenë ndër vendet më të fuqishme që ka bërë tregti ilegale më armë. Serbia ka shitë armë edhe në Ukrainë, për çka Rusia, ja ka tërhequr vërejtjen se po punon kundër interesave të Rusisë. Në kohë krizash Serbia është mbështetur nga Rusia por edhe nga shtetet e lindjes. Prej kohësh qarqet ushtarake të Serbisë në bashkëpunim edhe me shërbimet sekrete e kanë mbajtur Serbinë nënë kontroll.

Por ka 8 muaj që Vuçiqit dhe aparatit shtetëror të Serbisë ka filluar tu del situata jashtë kontrollit. Protestat që kanë filluar para 8 muajsh nga lëvizjet studentore, nuk janë ndalur për as një çast. Kërkesa kryesore e tyre është, rrëzimi i qeverisë diktatoriale të Aleksandër Vuçiqit.

Mirëpo protestat që filluan në prag të festës së Vidovdanit u pa që kishin karakter më të radikalizuar dhe prapa tyre fshihej një grushtshet mirë i organizuar ndaj qeverisë aktuale.

Edhe për kundër dhunës së shfrenuar të aparaturës policore të Vuçiqit për ti shpërndarë protestuesit, protestat nuk kanë të ndalur.

Kriza në Serbi është thelluar shumë. Për ta tejkaluar krizën e brendshme që e kanë shkaktuar protestat në Serbi, Aleksandër Vuçi`qi e kishte përgatitur një plan shumë dimensional dhe të detajuar, ku kishin marrë pjesë edhe krerët e shërbimet sekrete të inteligjencës ushtarake dhe BIA-s, për ta bartur krizën e brendshme të Serbisë në Kosovë. Për ta funksionalizuar këtë plan, ishin caktuar edhe mekanizmat ushtarak dhe ato të sigurisë, të cilët pos tjerash e kishin paraparë që ta shfrytëzonin edhe krizën në Lindje të Mesme, dhe sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, për shkak se vëmendja e opinionit botëror ishte e përqendruar atje. Ky plan ishte planifikuar të zbatohej ditën e Vidovdanit, por nuk ndodhi. Sigurisht ky plan ndërlidhet me deklaratën e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha; se gjatë mandatit të tij ishte parandaluar një përpjekje e Serbisë për ta sulmuar Kosovën. Presidenti Vuçiç dhe stafi i tij punuan afër një muaj rresht, për ta përgatitur opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, që një gjë e tillë do të ndodhë në Kosovë. Në të njëjtën ditë me protestat gjithë popullore që mbaheshin në Serbi, në Beograd është organizuar edhe një protestë tjetër, nga mbështetësit e Vuçiqit me rastin e festës së Vidovdanit. Po këtë ditë protestat opozitare në Serbi kishin filluar një fazë të re, radikalizimin e protestave. Në ditën e Vidovdanin, Serbia po ashtu kishte përgatitur një pelegrinazh në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, shërbimet e fshehta serbe kishin planifikuar që të ndodhte një incident në mesin e pelegrinëve që kishin ardhur ta festonin Vidovdanin në Kosovë. Por si duket ky projekt mjaft i sofistikuar dhe me pasoja të mëdha për Kosovën dhe rajonin, u ndalua me ndihmën e ShBA-së dhe shteteve mike të Kosovës. Kohëve të fundit, sidomos që kur kanë filluar protestat në Serbi, Serbia vazhdimisht ka qenë nënë presionin e Rusisë, këtë gjë më së miri e ka treguar emisari i Rusisë në Serbi, Aleksandër Vulin i cili konsiderohet njëri prej strukturave të besuara edhe të Vuçiçit. Vulin punon hapur për përhapjen e ndikimit rus në Serbi, Republikën Serbska, në Malit të Zi, Maqedoni, Kosovës dhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në këto rrethana kaq të ndërlikuara politiko-ushtarake, që janë krijuar në vendet e Ballkanit përendimor, Serbia e ka acaruar situatën, duke i kaluar kufijt e provokimit deri në atë masë, sa që Kosova, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe Malit të Zi, janë detyruar të përgaditen ushtarakisht në rast nevoje për tju përgjigjur agresionit serb. Këtu më poshtë po i përmendim disa faktor që i determinojnë këto të dhëna. Prezenca e Brigadës së Veriut dhe ndarjet e përgjegjësive të saj në Veri të Kosovës, Sanxhak dhe Republikën Serbska në Bosnje, prezenca e strukturave paralele në Kosovë, në Bosnje përmes Republikës serbe, Kosovën Lindore, problemet etnike në Maqedoni, prezenca e agjenturave serbe, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje, prezenca dhe veprimtaria ruse në këto vende, Baza Ruse e emergjencave në Nish, baza e re e Vulinit për aktivizimin e strukturave ruso-serbe në Ballkan, si detyrë e re e Vulinit, tregon qartë për një Ballkan të tensionuar që gjendet edhe para krizave të mëdha politike dhe tensioneve ushtarake.

Është tepër e çuditshme, si dhe pse, dështoj ky operacion, por edhe më e çuditshme është, si po reziston Aleksandër Vuçiq para kësaj krize kaq të madhe, pa dhënë dorëheqje. Po të shikohet historiku i radikalëve në Serbi, nuk është edhe aq e quditshme pse nuk largohen nga pushteti. Aleksandër Vuçiq është pasues i politikave të Sllobodan Millosheviqit dhe radikalëve tjerë serb. Personat e këtyre profileve nuk dorëzohen lehtë, dhe nuk e lëshojnë pushtetin pa gjakderdhje siç ndodhi me Sllobodan Millosheviqin i cili i shkaktoj 4 luftëra dhe shkaktoj një gjenocid të paparë në republikat e ish-Jugosllavisë. Këto struktura janë duke e bërë një luftë të ashpër edhe me BE-në dhe shtetet tjera të Evropës, për shkak të akuzave të BE-së ndaj tyre për bllokimin e demokracisë brenda Serbisë dhe të bllokimit të një varg proceseve tjera në rajon. BE-ja ka hedhë akuza të rënda ndaj këtyre shtresave por nuk ka marrë masa ndaj tyre.

Dihet mirëfilli se Aleksandër Vuçiq, shumicën e krizave të brendshme i kishte zbrazur në Kosovë, Bosnje, Mal të Zi, Sanxhak dhe Maqedoni. Këto kriza kanë qenë të menaxhuara nga inteligjenca ushtarake, njerëzit e BIA-s dhe xhandarmëria. Në shumicën e rasteve këto kriza u organizuan, nga qeveria e Vuçiqit për ta tërhequr vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, me qëllim që, Serbia të jetë e amnistuar para opinionit ndërkombëtar, si vend i qetë dhe demokratik. Një krizë e tillë u shkaktua përmes sulmit të armatosur terrorist serbë ndaj Republikës së Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës më 24 shtator 2023. Përmes këtij sulmi njësitë elite të Serbisë ndërhynë në Kosovë duke e goditur sovranitetin e Kosovës dhe duke i kompromituar strukturat e sigurisë ndërkombëtare KFOR-in dhe misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX si garantuese të sigurisë në Kosovës.

Incidenti ndodhi gjatë një periudhe tensionesh të shtuara pas vendosjes me forcë të katër kryetarëve të komunave, në komunat me shumicë serbe, në maj të vitit 2023, pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët e Kosovës dhe dështimit të bisedimeve për marrëveshjen e sponsorizuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Njëri prej udhëheqësve të këtij sulmi terrorist ndaj Kosovës ishte biznesmeni i “Listës Serbe”, Milan Radoiçiq i afërt dhe i besueshëm i Vuçiqit, i cili më herët e kishte organizuar edhe vrasjen e politikanit serb në veriun e Kosovës Oliver Ivanoviqit. Lidhur më këtë sulm terrorist, më vonë ishte marrë vesh se çdo gjë ishte bërë me lejen e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. Ky sulem ishte një plan i tij për trazira në Kosovë. Dihet mirëfilli se edhe në enklavat serbe në Kosovë, Beogradi ka të instaluar të gjithë administratën shtetërore. Prej këtu buruan edhe strukturat paralele në Kosovë, të cilat e bënë një rezistencë të fuqishme kundër pushtetit dhe shtetit të Kosovës në vazhdimësi, duke përfshirë këtu edhe shumë raste të rezistencës së armatosur.

Strukturat serbe, disa edhe paramilitare, që e kundërshtuan pavarësinë e Kosovës, në të gjitha rastet e patën mbështetjen e pakursyer nga Kuvendi i Serbisë, nga shërbimet ushtarake, njësitë paramilitare dhe ato informative të shtetit serb.

Udhëheqësit radikal serb, vazhdimësi e të cilëve është edhe Aleksandër Vuçiqi, përmes këtyre strukturave që ishin të instrumentalizuara nga qeveria serbe, organizuan kriza të një pas njëshme, shumë prej tyre, edhe kriza të ricikluara, për tu dukur para opinionit serbe se Serbia po i arrin qëllime e veta në Kosovë, por kishin qëllim edhe për të prodhuar efekte në rajon.

Shteti serb për ti arritur qëllimet në Kosovë, në bashkëpunim edhe me shërbimet sekrete të ushtrisë, financuan por edhe i trajnuan për veprime brenda Kosovës një numër të madh organizatash ekstremiste, disa edhe me bazë ushtarake për ta goditur Kosovën dhe sistemin udhëheqës të Kosovës, brenda dhe jashtë sajë. Këto organizata si: “Mbrojtja Civile” me veprim në veri të Kosovës, është përkrahur dhe mbikëqyrur direkt nga shërbimi sekret serb-BIA, më konkretisht nga ish drejtori i BIA-s Bratislav Gashiq, dhe nga Bojan Dimiq-drejtor i drejtorisë së parë të kësaj agjencie, Brigada e Veriut, pastaj Organizata “OSA” (Ushtria Çlirimtare për Kosovë dhe Metohisë), “Dora e Zezë” vazhdimësi e organizatës së vjetër serbe “Cerna Ruka”, struktura e “Klanit të Zemunit”, “Rojet e Urës”, organizata çetnike – “Çetniçki Ravnogorski Pokret (ÇRP) i drejtuar nga Rajko Stojkoviq nga Ragotica, “Garda e Car Llazarit”, komandant i të cilës ishte Zhelko Vasileviq i cili ishte njëkohësisht edhe kryetar i “Lëvizjes së Bashkuar Serbe”, u ndihmuan dhe u mbështetën pa kursyer nga njërzit e BIA-s, të KOS-it, xhandarmerisë e mekanizmave tjerë shtetëror të Serbisë, për ta lënë Kosovën me kriza të vazhdueshme. Këto organizata paramilitare dhe ushtarake serbe, operuan kryesisht nëpër enklavat serbe, por edhe në pjesë tjera ku është kërkuar të veprohet. Kjo katrahurë ndodhi në Kosovë nga Serbia për shkak se u toleruan nga Bashkësia ndërkombëtare, UNMIK-u, KFOR-i, BE-ja e mekanizmat tjerë ndërkombëtar, me arsyetim se ende nuk qenka definuar statusi i Kosovës në relacion me Serbi.

Këto kriza që i ka organizuar Serbia në Kosovë, kanë reflektuar gjithherë në destabilitetin e vazhdueshëm të Kosovës, por edhe i shërbyen Serbisë si pretekst që të mos e njeh Kosovën gjerë në ditët e sotme. Krizat që i organizoi Serbia brenda Kosovës po ashtu i përdori si pretekst për ti zgjatur bisedimet Kosovë-Serbi nga viti 2004 gjerë në vitin 2005.

Në këtë rast dhe rastet tjera, Vuçiq dhe udhëheqësit tjerë serb u treguan injorant ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Në anën tjetër, për shkak të përkrahjes së pakursyer të Rusisë, Iranit dhe shteteve tjera, Vuçiq e fitoi statusin e të përgdhelurit të Ballkanit. Faktikisht gjatë udhëheqjes së Vuçiqit, Serbia u bë pronë e tij. Kurse kabineti me të cilin e drejtonte shtetin serb, më shumë i ngjante një organizate kriminale sesa një kuvendi. Pothuajse secili prej tyre kishte afera të lloj-llojshme korruptive dhe kriminale.

Tetë muaj protestat në Serbi e treguan fytyrën e vërtetë të Vuçiqit dhe të qeverisë së Serbisë. Protestat si domosdoshmëri e ndryshimeve të shtetit serb, u shndërruan në një lëvizje të madhe antiqeveritare. Protestuesit në Serbi treguan qartë se prapa Vuçiqit qëndrojnë strukturat e Voisllav Sheshelit, të gjitha strukturat radikale serbe dhe komplet ish-struktura e Sllobodan Millosheviqit, xhandarrmëria, ushtria dhe shërbimet sekrete. Jo pak njerëz me të kaluar kriminale ishin pjesëtar të partisë së tij radikale. I tillë ishte edhe Goran Radosavleviq-Guri dhe Legia-Millorad Ullemek, por edhe shumë të tjerë. Të gjithë u bashkuan me Vuçiçin kundër protestuesëve, kundër demokracisë dhe kundër atyre që punuan për integrimin e Serbisë në BE.

Të njëjtat struktura organizuan vrasjen e Gjingjiqit, me të vetmin pretekst, pse kishte bashkëpunuar më strukturat ndërkombëtare për ta dërguar Millosheviqin dhe kriminelët tjerë të luftës në Hagë. Edhe lideri serb i Kosovës, Oliver Ivanoviqi u vra për shkak të bashkëpunimit të tij me strukturat ndërkombëtare, i akuzuar nga serbët se kishte planifikuar për ta shitur veriun e Kosovës, por edhe pse ishte bërë pengesë e shumë grupeve kriminale në veri. Lideri aktual serb Aleksandër Vuçiq për ta mbajtur pushtetin shpërndau frikë, mospërfillje, kërcënim dhe i shantazhoj në mënyra të ndryshme të gjithë kundërshtarët politik.

Është i vetmi lider në shtetet e Evropës që ka regjim hibrid. Gjatë mandatit të tij e varrosi opozitën serbe, e shkatërroj demokracinë në Serbi, dhe ata që e kritikonin i bëri armiq të qeverisë, disa prej tyre i burgosi, largoi nga pozitat dhe i shkatërroj krejtësisht. Ata që punuan për demokraci, progres dhe për ta futur Serbinë në BE u penguan dhe penalizuan në forma të ndryshme. Gjatë mandatit të tij e përhapi në Serbi dhe rajon nacionalizmin dhe radikalizmin e ekstremit të djathtë, propagandoi luftën si kërcenim ndaj kundërshtarëve brenda dhe jashtë Serbisë. I përdori paradat ushtarake, manovrat, ekspozimin e ushtrisë dhe xhandarmërisë për të reflektuar forcën. Kjo ndodhi për shkak se edukimi i tij politik në fillim e në mbarim të karrierës së tij, ka karakter radikal, dhe mbështetja e tij në të gjitha rastet për tu ngjitur në pushtet është nga ushtarakët dhe besnikët e Millosheviqit, Sheshelit, Mlladiqit, Karaxhiqit e të tjerëve.

Vuçiç u mbështet dhe i mbështeti grupet radikale serbe. Mbante lidhje dhe i mbështeti edhe grupet huligane që kishin dhe kanë shtrirje të mjaftueshme në Serbi, por që veprojnë edhe në Maqedoni, Bosnje, Mal të Zi, veriun e Kosovës etj. Ka qenë pjesë e grupit të ideatorëve të formimit të Republikës Serbska në Bosnje. Ai e mbeshteti Republikën Serbska financiarisht, me kuadro ushtarake, policë, struktura të inteligjencës, xhandarmërisë, dhe i dha lidershipit atje lidhjet direkte më Rusinë dhe shërbimet ruse, të cilët e përdorën Republikën Serbska si bazë për ta shtrirë ndikimin në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe më tutje.

Kjo republikë artificiale e krijuar brenda territorit të Bosnjës u konstruktuar në laboratorin e Serbisë dhe Rusisë për tu përdorur si kërcenim ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, Evropës dhe rajonit. Republika Serbska në Bosnje edhe pse është krijuar krejtësisht në mënyrë të jashtëligjshme, si krijesë tejet artificiale, këto ditë ndau mbi 22 milionë euro shtesë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim të “pozicionimit më të mirë” të këtij etniteti serb të Bosnjë e Hercegovinës në raport me administratën e re amerikane. Sigurisht që mjegulla e krijuar në këto hapsira duhet të hiqet, me apo pa luftë.

Vuçiqi gjatë luftës në Bosnje që ishte edhe drejtues i Ministrisë së Informacionit, në një rast ishte deklaruar publikisht: Nëse një ushtar boshnjak e vret një ushtar serb, ne do ti vrasim 100 boshnjak. Ne fakt kjo është mendësia politike e Sheshelit dhe e të gjithë radikalëve në Serbi. Kohët e fundit Serbia duke përfshirë edhe kreun e shtetit Vuçiq shpesh herë janë prononcuar para mediave se Serbia po përgatitet për luftë. Në fakt ky prononcim i Serbisë paraqet kërcenim direkt për Kosovën, KFOR-in, EULEX-in dhe mekanizmat tjerë që janë garantuese të sigurisë në Kosovë. Në kuadër të këtyre prononcimeve Vuçiq paralajmëroi një paradë madhështore në shtator ku ushtria do të ekspozojë arsenalin e saj, duke shprehur se Serbia do të jetë një “fortesë e pathyeshme”. Ne rast konflikti me NATO-n, Vuçiq ka thënë se rezistenca e Serbisë do të jetë shumë më e madhe se ajo e vitit 1999. Prononcimet e tilla paraqesin kërcenim të hapët, ndaj Kosovës dhe ndaj rajonit. Qeveria e Vuçiqit është një qeveri antidemokratike, anti-evropiane dhe anti-perëndimore, e mbështetur nga Rusia dhe aleatët e saj, dhe si e tillë gjithmonë përmban rrezik për Ballkanin dhe Evropën. Vuçiq nga frika e protestueseve dhe situata e krijuar në Serbi, ka marrë rreth vetës për ta siguruar, disa figura me të kaluar kriminale, siç janë: Milorad Jevtiq, Marko Vukashinoviq, Milun Milenkoviq, Milosh Milovanoviq etj, të cilët janë udhëheqës të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” për veriun e Mitrovicës, por janë pjesëmarrës edhe në sulmin terrorist në Banjskë. Më këto struktura Vuçiq kishte mbajtur lidhje qysh herët. Më 8 shtator 2018 Vuçië e kishte vizituar veriun e Mitrovicës dhe Qendrën e “Mbrojtjes Civile” për të cilën Aleksandër Vuçiq kishte deklaruar publikisht se kishte investuar mbi 1.400.000 euro. Me rastin e kësaj vizite, Vuçiq kishte bërë edhe disa foto me këto struktura të cilat tash janë futur nën ombrellën e sigurisë së tij. Strukturat paraushtarake të këtyre organizatave, janë financuar nga shteti serb, por edhe janë mbështetur nga Kisha Ortodokse Serbe, ish-ushtarakët që kishin marrë pjesë në luftërat e zhvilluara në ish-jugosllavi, nga shërbimet sekrete dhe nga Rusia. Që kur filluan protestat në Serbi kundër regjimit të Vuçiqit, ai i kishte organizuar dhjetëra e dhjetëra protesta dhe mitingje kundër protestueseve, me qëllim të përçarjes dhe futjes së konfliktit brenda radhëve të tyre, që t’i kontrollonte më lehtë. Për këto qëllime ai protestat i konsideroi si revolucion me ngjyra. Për ti kontrolluar protestat që tash më janë radikalizuar, Vuçiq po i përdor edhe veteranët e luftës së Serbisë. Këtë strukturë po e përdorë më Shumë për t’i dezojrentuar protestuesit dhe për ti sabotuar nga brenda ata.

Vuçiq me qëllim të shpërndarjes së protestave e përdori njësinë parapolicore, të veshur me uniforma të zeza, të cilët i rrahën dhe i maltretuan tej mase protestuesit. Pas kësaj kishin ndërhyrë edhe xhandarmëria, por edhe kjo formë kishte dështuar. Qëndresa e fuqishme e protestueseve, për ti realizuar kërkesat e tyre, edhe për kundër represioneve të qeverisë së Vuçiqit, për ti shtypur ato, po duket qartë se presidentin dhe njerëzit e ti i ka qitë në panik të madh.

Situata në Serbi siç po e thonë edhe analistët e Serbisë por edhe ata ndërkombëtar, është alarmante, buzë një shpërthimi që mund të eskaloj në një gjakderdhje të madhe. Në të gjitha këto vlime të mëdha për ndryshime, një gjë ka mbetur e pa zbuluar edhe më tutje, si ka mundur të qëndron në pushtet Aleksandër Vuçiq pas gjithë këtij presioni vendor dhe ndërkombëtar. Diçka analoge po ndodh edhe më Albin Kurtin i cili i fitoi votat e shumicës dhe nuk po mundet që ta konstituon Kuvendin edhe pas përpjekjes së 44-të.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës ka zgjatur afatin e aplikimit për konkursin…