Guardiola e dëshiron Thiagon te City
                03 mars 2019
                |  13:19
            
        Manchester City pritet të përforcohet edhe në afatin kalimtar të verës.
“Mirror” ka zbuluar se trajneri Pep Guardiola i ka kërkuar drejtuesve të klubit të transferojnë futbollistin e Bayern Munchen, Thiago Alcantara.
Guardiola ka punuar me mesfushorin spanjoll edhe në kohën që ishte të Bayerni dhe Barcelona, kurse tash e sheh si zëvendësim ideal për Fernandinhon.
/Epoka e re/
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        