Guardiola: Gundogan qëndron edhe një vit

07 mars 2025 | 12:02

Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se mesfushori veteran Ilkay Gundogan ka të ngjarë të qëndrojë në Manchester City edhe sezonin e ardhshëm. Ish-kapiteni 34-vjeçar iu bashkua Cityt me një kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit të tij edhe për 12 muaj të tjerë verën e kaluar, pasi kaloi një sezon me Barcelonën.

Ky opsion mund të aktivizohet nëse gjermani, i cili ka luajtur 37 herë në sezonin 2024-2025, bën një numër të caktuar paraqitjesh dhe Guardiola ka zbuluar se klauzola është afër aktivizimit. “Unë mendoj se po, qëndrimi i Gundogan me ne edhe sezonin tjetër është afër realizimit”, ka thënë Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian konsideron se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e…