
Guardiola: Mos e krahasoni Yamalin me Messin
28 korrik 2025
| 16:40
Trajneri Pep Guardiola ka reaguar me maturi ndaj entuziazmit rreth talentit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal.
Në një intervistë për GQ Hype, trajneri i Manchester City u bëri thirrje tifozëve të shmangin krahasimet me Lionel Messin.
Ai ka thënë: “Ta krahasosh Lamine Yamal me Messin është një gjë e madhe. Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un”.
Guardiola theksoi se është e padrejtë t’i vendoset një barrë kaq e rëndë një 17-vjeçari dhe duhet t’i jepet hapësira për të ndërtuar karrierën e tij pa presione të panevojshme.