Guardiola: Ne do luftojmë për ta mbajtur Walkerin
25 korrik 2023
| 16:52
Kyle Walker është njëri prej lojtarëve që synohet nga Bayern Munchen.
Për të ardhmen e anësorit anglez foli ditën e sotme vetë trajneri Pep Guardiola, i cili pavarësisht se nuk e ka aktivizuar në çdo ndeshje 33-vjeçarin, sërish dëshiron që “pistoni” i krahut të djathtë të qëndrojë në “Etihad”.
“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai ka cilësi të veçanta. Është një futbollist i pazëvendësueshëm. Klubet janë në kontakt me të, por ne do të luftojmë që ai të qëndrojë në klub”, ka thënë Guardiola.



