Guardiola: Nuk mund të fitosh pa shënuar, urime Crystal Palace

18 maj 2025 | 12:10

Pas humbjes befasuese 1-0 në finalen e FA Cup ndaj Crystal Palace, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli për mikrofonat e ‘BBC One’, duke pranuar meritat e kundërshtarëve, por edhe shprehur keqardhje për mundësinë e humbur.

“Nuk shënuam, kështu që urime për Crystal Palace për fitoren. Bëmë gjithçka që mundëm. Sot ishim më agresivë, por nëse nuk shënon, nuk mund të fitosh”, u shpreh trajneri katalanas.

I pyetur për një episod të diskutueshëm, ku Dean Henderson dyshohet se ka prekur topin me dorë jashtë zonës, Guardiola ishte i prerë:

“Pyesni gjyqtarin”, tha shkurtimisht ai.

Në fundin e ndeshjes pati edhe një moment tensioni të vogël mes Guardiolës dhe portierit të Palace, por tekniku e minimizoi situatën: “Jo, asgjë”.

Një tjetër moment që ngjalli diskutime ishte zgjedhja që penalltia për City-n të ekzekutohej nga Omar Marmoush dhe jo nga Erling Haaland. Guardiola nuk dha një shpjegim të qartë për këtë vendim:

“Nuk e di, nuk kam folur me ta. Ata morën një vendim. E vendosën vetë”.

Megjithatë, Guardiola gjeti edhe nota pozitive në paraqitjen e skuadrës së tij: “Luajtëm shumë më mirë se në finalen e vitit të kaluar kundër Manchester United. Futbolli është edhe kështu, ndonjëherë nuk të ecën. Në fund, me Claudio Echeverri patëm një rast të mirë. Kontrolluam mirë edhe kundërsulmet”.

Në fund, Guardiola e mbylli me sportivitet: “Po, për fat të keq nuk fituam, por urime Crystal Palace”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para…