Gucati paralajmëron protestë edhe në Maqedoninë e Veriut pas përfundimit të zgjedhjeve
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë me dije se veteranët e UÇK-së do të organizojnë protestë kundër Gjykatës Speciale edhe në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka thënë se kjo protestë nuk do të mbahet para se të përfundojë procesi zgjedhor, ai i balotazhit atje.
Ndërsa në Preshevë, veteranët nuk do të mbajnë asnjë protestë, për shkak që siç ka thënë Gucati situatës atje.
“Në Maqedoni për momentin jo sepse janë duke u mbajt zgjedhjet. Nuk duam të shkojmë atje për momentin dhe të mbajmë protesta për arsye se mund të dalë situata prej dore, mund të na provokojë ndokush. Me i ikë problemit ne, për të mos thënë ‘se erdhën organizatat e dala nga lufta e na nxjerrën probleme’. Pa u kryer balotazhi në Maqedoni nuk mendojnë të bëjmë protestë. Për Preshevë, jo sepse situata është e nxehtë dhe i shihni bastisjet që po bëhen tek pjesëtarët e luftës ku po i bastis Serbia çdo ditë. Shokët tanë mund të organizojnë, por ne e kemi edhe të ndaluar me shkuar, ata po i arrestojnë qytetarët e Kosovës në kufi”, ka thënë Gucati në një konferencë për medie.
OVLUÇK-ja proteston më 16 nëntor para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg



