Gucati viziton nënën e Thaçit në Burojë: Ndihet krenare për djalin e saj

27 korrik 2025 | 15:30

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, gjatë ditës së diel ka vizituar familjen e ish-presidentit, Hashim Thaçit, në Burojë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Gucati ka thënë se është takuar me nënën e Thaçit, nënën Hyrë, me të cilën ka thënë se ka pasur një bisedë frymëzuese.

Gucati ka thënë se nëna Hyrë ndihet krenare për djalin e saj dhe shokët e tij, ku sipas tij po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Në Burojë, në shtëpinë e nënës Hyrë, nënës që rriti me përkushtim e dashuri Hashim Thaçin, njërin nga bijtë më të denjë të Kosovës. Një grua e urtë, e fortë dhe e përkushtuar, që mbetet simbol i nënës shqiptare që lind dhe rrit heronj për atdheun. Biseda me të ishte kënaqësi dhe frymëzim. Ndihej krenare për Hashimin dhe shokët e tij, edhe pse po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar Gucati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viktimat civile po shtohen ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj…