Guvernatori i BQK-së, pjesë e konferencës së FMN-së dhe Bankës Kombëtare të Kroacisë

05 qershor 2023 | 16:08

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, së bashku me Bankën Kombëtare të Kroacisë “Lundrimi për në të ardhmen – politikëbërja në ujërat e rrëmujshme; nxitja e qëndrueshmërisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore”.

Përveç guvernatorëve dhe ministrave të financave të 17 shteteve të ndryshme, në takim mori pjesë edhe drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

Në diskutime, drejtoresha menaxhuese e FMN-së Kristalina Georgieva me guvernatorët dhe ministrat e financave të shteteve përkatëse, u diskutua lidhur me sfidat dhe mundësitë nga pasojat e fragmentimit gjeoekonomik dhe siguria energjetike; si dhe cili është roli i politikëbërjes në adresimin e këtyre sfidave.

Gjithashtu, në takim u diskutua rreth përkrahjes së FMN-së për të adresuar sfidat më urgjente ekonomike të shteteve, çfarë mund të bëjë më shumë FMN-ja për të ndihmuar dhe mbështetur shtetet, si dhe se si mund të shërbejnë më mirë shërbimet dhe komunikimi me FMN-në.

Gjatë konferencës, guvernatori i BQK-së, Bashkim Nurboja, ka shprehur pikëpamjet e BQK-së lidhur me fragmentimin gjeoekonomik në botë dhe sfidat e mundshme të ekonomisë së Kosovës, si rezultat i zhvillimeve të tilla në ekonominë globale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Specializuar në Gjykatën Speciale në Hagë, që nga…