Guvernatori Ismaili në Bruksel prezanton zhvillimet më të fundit në sektorin financiar të Kosovës

15 maj 2025 | 12:31

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka zhvilluar një takim zyrtar me kryetarin e Bordit të Autoritetit Evropian të Përmbylljes së Bankave (Single Resolution Board – SRB), Dominique Laboureix, dhe anëtaren e Bordit dhe drejtoreshën për Zhvillimin dhe Koordinimin e Politikave të Përmbylljes, Karen Braun-Munzinger, në selinë e Autoritetit Evropian të Përmbylljes së Bankave në Bruksel.

Gjatë takimit, guvernatori Ismaili prezantoi zhvillimet më të fundit në sektorin financiar të Kosovës, duke theksuar iniciativat kryesore të BQK-së për forcimin e stabilitetit financiar, reformimin e mbikëqyrjes bankare, modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe kornizën për mbrojtjen e konsumatorit, si dhe themelimin e funksionit të Përmbylljes në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit për të harmonizuar kornizën rregullative dhe mbikëqyrëse të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian.

Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen për mundësinë e realizimit të këtij takimi të parë të nivelit të lartë dhe mirëpriti gatishmërinë e SRB-së për të mbështetur Kosovën për zhvillimin e kornizës së përmbylljes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Synimi kryesor i Juventusit është Karim Adeyemi, sulmuesi i shpejtë…