
Haaland theu rekordin e golave në Premier Ligë për një sezon
Erling Haaland ka hyrë në histori të Premier Ligës, duke shënuar golin e 33-të brenda një sezoni.
Atë rekord e mbante ylli i Liverpool, Mohamed Salah.
Haaland ka vendosur “qershinë mbi tortë” për Manchester Cityn kundër Arsenalit të mërkurën.
Sulmuesi ka shënuar golin e fundit të ekipit të tij për një fitore 4-1 ndaj “Topçinjve”, duke shënuar për herë të 33-të në sezonin e tij debutues në Premier Ligë.
Haaland tani ka thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah dhe kryeson renditjen.
Sulmuesi i Manchester City ka 49 gola në vetëm 42 ndeshje në të gjitha garat për Cityn dhe me siguri do ta shtojë këtë shifër para përfundimit të sezonit.
Skuadra e Pep Guardiolës ka ende shtatë ndeshje për të luajtur në Premier Ligë, do të përballet me Manchester United në finalen e FA Cup dhe do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Haaland ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 57 gola (49 gola, 8 asistime) në 43 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, 15 më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë ligat më të mira të Evropës, duke shënuar ose asistuar mesatarisht çdo 58 minuta.