
Haalandi shkëlqen me 4 gola në fitoren e Cityt
04 maj 2024
| 21:07
Manchester City dhuron spektakël duke marrë një fitore të thellë 5-1 ndaj Wolves.
Haaland ishte protagonist absolut me 3 gola në pjesën e parë, duke e kthyer në formalitet marrjen e 3 pikëve. Në pjesën e dytë, Hee-Chan ngushtoi shifrat. Haaland shënoi golin e katërt personal, në të 54-tën. Në fund shënoi emrin në listën e shënuesve edhe Alvarez.
Me këtë rezultat, ekipi i Guardiolas i afrohet në 1 pikë Arsenalit kryesues, por ka dhe një sfidë për të rikuperuar.