Hadërgjonaj: Dua të rikthehem titullar te Huddersfieldi

25 tetor 2019 | 22:20

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është i dëshpëruar që nuk po luan për Huddersfieldin. Ai është i gatshëm për të “luftuar” dhe për ta bindur trajnerin Danny Cowley për të luajtur nga minuta e parë te Huddersfield Town.

“Trajneri ka folur me mua, nuk është një situatë e lehtë. Ekipi po luan mirë dhe unë jam duke e pritur rastin tim. Natyrisht, nuk jam i lumtur. Dua të luaj, kjo është normale për një futbollist profesionist. Mirëpo, për momentin kjo është situata dhe do ta shohim më vonë”, ka thënë Hadërgjonaj.

“Dua të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur në 11-shen e parë. Ky është objektivi im. Po ushtroj fort dhe dua t’ia demonstroj trajnerit se jam i gatshëm. Kur të më jepet rasti për të luajtur, dua ta ndihmoj ekipin sa të mundem”, ka shtuar Hadërgjonaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-diplomati dhe studiues i Ballkanit në Forumin Gjeopolitik të Kembrixhit,…