
Hadërgjonaj vazhdon me Alanyasporin
Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj nuk do të largohet nga Turqia edhe pse më herët u raportua se do të transferohej te Persepolisi.
Mbrojtësi i krahut, ka vendosur që ta vazhdoj karrierën te skuadra e Alanyasporit, me të cilën tashmë ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, kanë raportuar mediumet turke.
Kontrata aktuale, Hadërgjonajt i skadon në fund të këtij muaji kurse me kontratën e re, ai do të mbetet tek Alanyaspori deri në qershorin e vitit 2027. Pra, marrëveshja mes palëve është arritur për dy vjet të tjera dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda pak ditësh.
30-vjeçari është pjesë e Alanyasporit prej vitit 2023 kurse sezonin e fundit, Hadërgjonaj shënoi 5 gola dhe bëri po aq asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat.