Hajdar Beqa kërkon votën e qytetarëve të Gjakovës: ‘PDK është forca e ndryshimit të madh

18 shtator 2025 | 16:38

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa i cili njëherit është edhe bartës i listës zgjedhore të PDK-së për asamble komunale në Gjakovë, ka kërkuar qytetarët që të votohet PDK-ja dhe lista zgjedhore e saj si dhe kandidati për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së, Ervin Shabani. Beqa ka thënë se “Krah kandidatit tonë për Kryetar, Ervin Shabani, hyjmë në këtë betejë më të bashkuar se kurrë, për të hapur një kapitull të ri për Gjakovën – një qytet që punëson më shumë, zhvillohet më shpejt dhe lulëzon më fuqishëm.”.

Thirrja e Beqës për votuesit e komunës së Gjakovës:

Me krenari, me përgjegjësi dhe me besim udhëheqim listën e fitores së PDK-së në Gjakovë !

Kemi dëshmuar si ekip se fjala jonë nuk është premtim i zbrazët, por punë konkrete, projekte të prekshme dhe rezultate që sot i ndiejnë çdo ditë qytetarët e Gjakovës.

Lista jonë është pasqyra më e mirë e profesionistëve, njerëzve të ndershëm e të dëshmuar, që përfaqësojnë çdo lagje, çdo fshat, çdo shtresë të qytetarëve tanë. Ne jemi garancia që zëri i secilit qytetar do të dëgjohet në Kuvendin Komunal.

Krah kandidatit tonë për Kryetar, Ervin Shabani, hyjmë në këtë betejë më të bashkuar se kurrë, për të hapur një kapitull të ri për Gjakovën – një qytet që punëson më shumë, zhvillohet më shpejt dhe lulëzon më fuqishëm.

Kjo është fitorja që e meriton Gjakova. Kjo është PDK – forca e ndryshimit të madh!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
REL / Dy filialeve të Fondit Republikan të Sigurimit Shëndetësor…