Hajdar Beqa merr mbështetjen e banorëve të Becit për PDK-në
14 dhjetor 2025
| 21:53
Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe kandidati për deputet nga kjo parti, Hajdar Beqa, ka takuar banorët e fshatit Bec.
Beqa garon me numrin 28 në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.
“Në Bec të Gjakovës u zotuam për fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Me besim, unitet dhe përkushtim, mbështesim vizionin dhe programin e PDK-së për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë. Bedri Hamza përfaqëson seriozitetin, përvojën dhe përgjegjësinë e nevojshme për ta udhëhequr vendin si kryeministër, duke garantuar stabilitet, zhvillim ekonomik dhe shpresë për të ardhmen e qytetarëve tanë”, ka shkruar Beqa në njoftimin e tij.



