Hajdar Beqa: PDK-ja do të del partia e parë

09 dhjetor 2025 | 12:32

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, për FrontOnline, ka deklaruar se PDK po hyn në zgjedhjet e 28 dhjetorit më të mobilizuar se kurrë, duke theksuar se programi i partisë është i ndërtuar drejtpërdrejt mbi kërkesat e qytetarëve. “PDK është angazhuar si kurrë me parë. E ka programin konkret që buron nga kërkesat e qytetarëve’’, tha Beqa. Ai u shpreh i sigurt se partia e tij synon dhe mund të dalë fituese në këto zgjedhje. “Jam i bindur që PDK garon për vend të parë dhe do të del partia e parë me 30%”, deklaroi kandidati i PDK-së për FrontOnline. Beqa shtoi se është i bindur edhe për drejtimin e ardhshëm të ekzekutivit. “Jam i bindur se Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga Bedri Hamza,” tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është betuar kryetari i ri i komunës, Sabedin Vishi, seanca…