Hajdar Beqa: Prizreni flet qartë: Mbështetje e fuqishme për PDK-në dhe Bedri Hamzën

25 dhjetor 2025 | 15:45

Prizreni sot dha një mesazh të qartë. Mes qytetarëve të vendosur dhe mbështetjes së sinqertë për PDK-në, energjia për ndryshim ishte e prekshme. Përkrahja e fortë për Bedri Hamzën u dëshmua si një vizion që po bashkon njerëz dhe po ringjall shpresën.

Pas vizitës dhe takimit me qytetarët e Prizrenit, Hajdar Beqa, kandidat i PDK-së për deputet që garon me numrin 28 në listën zgjedhore, theksoi rëndësinë e kësaj mbështetjeje dhe angazhimit qytetar.

“Faleminderit Prizrenit për mikpritjen, besimin dhe angazhimin që nuk lëkundet”, ka thënë Beqa, duke vlerësuar lart energjinë pozitive dhe vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.

#PDK130 #BedriHamza1 #HajdarBeqa28 #hajdarbeqa28✔️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit