Hajdari: Dinjiteti qytetar nuk negociohet – nga Polluzha po ngrihet vala e ndryshimit!

04 tetor 2025 | 18:13

Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, u takua me qytetarët e Polluzhës në një takim të ngrohtë e plot mbështetje qytetare.

“Në Odë me qytetarët e Polluzhës prezentuam zgjidhjet tona për hallet e tyre të përditshme dhe morëm mbështetjen e tyre që Drenasin dhe Polluzhën ta bëjmë më mirë,” theksoi Hajdari.

Ai shtoi se qytetarit i duhet dinjitet në jetë, në punë e në qytetin e vet — dhe kjo, sipas tij, është një vijë e patejkalueshme.
“Zgjidhjet tona janë konkrete, të rrokshme e të qarta. PDK po e risjell shpresën në Drenas. Pritja qytetare e dëshmon që 12 tetori do të hapë një kapitull të ri për komunën tonë,” u shpreh Hajdari.

#mamireperDrenasin #PDK191
Petrit Hajdari

https://www.facebook.com/share/19v8e1dyVr/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes, Dr. Perparim Ramusa,…