Hajdari: Ekonomia filloi mirë, por disa deputetë po duan ta kthejnë zhvatjen

25 mars 2020 | 15:51

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve, Rozeta Hajdari, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ia besoi kompetencat edhe pse është apartiake.

Për këtë ajo ka falënderuar Kurtin dhe të gjithë me ata që punoi me ta, njofton Klan Kosova.

“Edhe pse nuk jam anëtare e Vetëvendosjes, kryeministri më ofroi postin që drejtoj. Që nga dita e parë kur mora postin kemi bashkuar këto fusha në një ministri që të kemi një zhvillim sa më të qëndrueshëm”.

“Qeveria jonë Kurti, pa dallim VV apo LDK, funksionoi edhe tash në përballje me koronavirusin. Dua t’i falënderoj haptas të gjithë kolegët. Kurti i beson atyre që ju jep kompetenca dhe na dha mundësinë që të punojmë edhe neve ministrave apolitikë”, ka thënë Hajdari në seancën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me mocionin ndaj qeverisë Kurti.

Më tutje, ajo ka thënë se e ka gjetur në gjendje shumë të rëndë ekonominë e vendit dhe se e filluan me shkarkime për ta kthyer në anën e drejtë.

“Çka gjeta në këtë situatë? Gjeta së pari në zhvillimin ekonomik 20 ndërmarrje, tri me hyrje pozitive të gjitha të tjerat me humbje. Në këto ndërmarrje publike i kam gjetur në mjerim. Pasqyra financiare të rreme, shumë ndërmarrje janë në një situatë që kërkojnë subvencione në vend që këto të jenë shtyllë për ekonominë e shtetit”.

“Bordet të gjitha kanë qenë politike nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja. Bordet janë partiake. Ne po punësojmë profesionistë, po emërojmë borde kompetente dhe profesionale, siç ishte Telekomi”.

“Janë në rrezik të sjellin furnizimin, ujin, postën dhe të gjitha këto kërkesa për subvencione më dërgojnë email për subvencione. Tri borde i kemi shkarkuar dhe shumë të tjera duhet të shkarkohen për të vepruar me besnikëri në interes të ndërmarrjeve”.

“Më vjen keq sot për punëtorët, prodhuesit, ndërmarrësit dhe gjithë qytetarët. Ata s’kërkojnë shumë. Duan barazi, liri dhe mundësi të barabarta. Nuk duan monopole dhe s’duan zhvatës”. Sot disa deputetë po duan ta kthejnë zhvatjen dhe errësirën në Kosovë”, ka thënë Hajdari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Arnold Schwarzenegger është një nga fytyrat publike që gjatë…