
Hajdari vazhdon kontratën me Ringkobingun
30 korrik 2020
| 23:58
Hendbollistja Marigona Hajdari e ka vazhduar kontratën edhe për një vit me skuadrën Ringkobing. Marigona do të vazhdojë të luajë në kategorinë e dytë daneze ku edicionin e kaluar u paraqit me shumë sukses. Te Ringkobingu luan edhe motra e Marigonës, Arlinda.
“Kam vazhduar edhe për një vit kontratën. Kam pasur edhe oferta tjera, por kam vendosur të vazhdojë kontratën te skuadra e njëjtë, ku mendoj se jam zhvilluar mirë deri më tani”, ka thënë Marigona për faqen zyrtare të FHK-së.
Marigona Hajdari vjet ka debutuar për kombëtaren tonë, me sukses të plotë. Prej motrave Hajdari presim shumë në të ardhmen.
Me Ringkobingun ato ishin pranë promovimit në elitë, por ndërprerja e edicionit për shkak të pandemisë ua mohoi këtë.