
HAJN (R) I PRISHTINËS!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Zgjedhjet lokale më 12 tetor 2025: Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit të këtij viti, në shkrimin e parë i kam rekomanduar opozitës që, pavarësisht propozimit të LV-së për kryetar të Kuvendit, ta votojë pa asnjë hezitim dhe vonesë. Gjithashtu kam shkruar që po në të njëjtën seancë konstituive ta votojë qeverinë Kurthi 3. Dhe, pas përfundimit të seancës të mos merren me rezultat të zgjedhjeve por të fillojnë që nga dita e parë përgatitjet për zgjedhje lokale. Opozita ndoqi një rrugë të gabuar duke rënë në kurthin e Kurthit dhe duke u bërë pjesë e bllokimit të formimit të institucioneve ndonëse adresa kryesore e përgjegjësisë ishte dhe është deputeti me letra dhe uzurpuesi i postit të KM, Albin Kurthi. Kurthi i ka ndërmarrë të gjitha masat, edhe para zgjedhjeve, të krijojë mekanizma bllokues në rast se ka nevojë përmes aktivizimit të një marionete arkeologjike, sa i përket moshës, që pa asnjë turp po sillet si të ishte kryetar i të gjithë kryetarëve të Kuvendit. Çfarë fundi i padinjitetshëm! Si marionetë numër 2 e ka vendosur Lenka Haxhiun që, edhe po të dhuronte gjak 36 herë do të bëhej e neveritshme e lëre më që me vetëdije po e luan rolin e spicës në rrotën e Albin Babës duke e pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin institucional. Pas çdo seance të rrëzimit dhe turpërimit, dalin do haxhiqamila dhe haxhiqamilica që nuk e dinë as kah e ka dhia bishtin e lëre më të flasin për demokraci, Kushtetutë a shtet.
Pse kam kërkuar të votohet formimi i institucioneve, pa kushtëzime: Po të ishin formuar institucionet që në seancën e parë sot do të kishim një situatë ndryshe. Qeveria antikombëtare Kurthi 3 do të kishte mbikëqyrje dhe kontroll nga opozita dhe do të adresonte çdo shkelje aq më parë që qeveria antikombëtare Kurthi 3 do të ishte qeveri e pakicës absolute dhe pa votën e opozitës nuk do të bënte asgjë. Qeveria antikombëtare Kurthi 3 do të zhvishej sepse nuk do të fshihej më pas perdes e qeverisë në detyrë. Do të detyrohej të përmbush marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit ndaj së cilës Zajebnica është beninje (e padëmshme) krahasuar me Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit që përfundimisht e dekompozon Kosovën, si territor dhe si shtet. Kurthi e di këtë shumë mirë prandaj ia kruan Trampit duke pranuar çdo propozim të tij dhe duke u pajtuar me çdo veprim të tij qoftë edhe vrasja e 80.000 civilëve palestinezë në Gaza. Pasi Trampi ia bëri të qartë ajatollahut Kamnei se: “bira e minit 300 groshë..”, ajatollahu i LV-së, Albin Kurthi, nuk do të lë gjë pa bërë që të mos e paguaj birën e minit 300 groshë. Në situatën që jemi përfituesi më i madh është Kurthi që, i papenguar nga askush, nuk lë gjë pa bërë. Nuk ka lënë bord a institucion të pavarur pa kapur, kapur fëlliqtë! Nuk ka lënë anëtar partie pa punësuar. Nuk ka lënë ministër a zëvendësministër pa e bërë milionerë. Se sa është i interesuar për Kosovën tregon fakti se fatin e vendit ia ka lënë në duar një rrenci, mashtruesi, antikombëtari dhe kërthize të të gjitha dallavereve, Besnik Bislimit. Është bërë capo dei capi (kryemafiozi) i mafisë energjetike duke e lënë të varur Kosovën mbi 90 për qind nga importimi i rrymës. Pensionistët i ka vrarë për së gjalli, për 4 vjet të mandatit pensionet i ka rritur vetëm 20 euro që i bie nga 5 euro më shumë gjatë muajit. Ndërsa faturat e rrymës janë pesëfishtë më të larta, të shërbimeve dhe artikujve të domosdoshëm ushqimorë. Nëse e keni dikë në spital publik shumicën e barnave duhet t’i blini vet. Arsimin e ka shndërruar në kurs të analfabetizmit. Biznesi është para falimentimit përveç oligarkëve të qeverisë. RTK-në e ka bërë bordello informative kurse diplomacinë e ka shndërruar në prostitucion diplomatik që për makro e ka deputeten nga Gjurmania. Nuk ka përfunduar asnjë projekt infrastrukturor, nuk ka përfunduar asnjë rrugë. E ka shkatërruar përfaqësimin shqiptar në Maqedoni të Veriut, ka çimentuar hasmërinë me Shqipërinë shkaku i kompleksit të inferioritetit ndaj Edi Ramës. Veriun e Kosovës thuaja e ka paketuar për ndarje, në emër të integrimit. Nuk ka prapanicë me e hapë urën mbi Ibër e po bëhet gati t’i ndërtojë dy të tjera. Çfarë mashtruesi! Burrërisë i ka fituar sanksionet me BE-në. Nga perspektiva e Shtimes, ajatollah Kurthi po e kushtëzon Trampin me raketa balistike me rreze të gjatë veprimi të mbushura me pordhë! Albin Kurthi me Kosovën po sillet ma egërsisht dhe më i paskrupullt se që ishte sjellë Ali Pashë Tepelena në Vilajetin e Janinës që ishte pronë e tij për dallim nga Kosova, e shndërruar në vilajet të Kurthit, nuk është pronë e Albinit.
Kryetari i Prishtinës: Për herë të parë thuaja i kemi shumë të përafërta qëndrimet për një çështje me LV-në dhe Albin Kurthin. Po flasë për kohët e fundit sepse më parë shumë gjëra i kishim të përbashkëta deri në kohën kur Baca Adem Demaçi ia tregoi derën Albinit.
LV-ja ka shumë probleme të gjejë kandidat për kryetar të Prishtinës prandaj, si transfer i lirë u mor Hajrullah Çeku, për mua HAJNrrullah Çeku nga Prizreni. Slogani promovues i LV-së dhe Kurthit është HAJR I PRISHTINËS kurse slogani im informues është HAJN I PRISHTINËS, e shihni dallimi është vetëm në një shkronjë, R dhe N. Kandidimi i HAJN I PRISHTINËS është vota më e sigurt për Përparim Ramën dhe Uran Ismajlin. Jam shumë i sigurt se shumë më mirë do të kalonte Mefail Bajçinovci sepse votuesi i LV-së e do këtë profil, në dukje intelektual, përmbajtja puro analfabet. Mefi u bë gati, si starter tha se ka 10.000 vota në Prishtinë. Hajnrullah Çeko nuk ka të kaluar kombëtare, as personale e as gjenetike, që nga koha e dinastisë së nemanjiqëve e deri më sot. Mefail Bajçinovci është pasardhës i kaçakëve trima dhe të shquar llapjanë, Hamit, Halit, Rushit dhe Bel Bajçinovci që kurrë nuk e ndalën luftën për liri të shqiptarëve. Medet që një pasardhës i kaçakëve trima është shndërruar në koçak (kotec) ku një qyqe antishqiptare lëshon vetë dhe Mefin dhe të tjerët i përdorë si furrik për t’i mbajtur ngrohtë vezët e qyqe Dejonës. Për lexuesit një informatë; qyqja në mungesë të strofullit të vet, vezët i bënë në strofulla tjera. Dejona Mihali, në mungesë të strofullës në Shqipëri, i bënë vezët e urrejtjes dhe përçarjes në strofullin në Kosovë. Si qyqe e vërtetë.