Hajrizi, MVP në elitë

07 shkurt 2022 | 13:42

Në xhiron e 19-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll janë zhvilluar disa ndeshje interesante, kurse sfida më interesante ishte mes Bashkimit dhe Trepçës, ku fitore shënuan mitrovicasit me shifrat 57:63.

Basketbollisti më i dalluar në parket ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë, dhjetë kërcime, katër asistime dhe një top të vjedhur.

Gjuajtjet e tij të sakta për tri pikë ishin vendimtare në fitoren shumë të rëndësishme për “xehetarët”.

Kjo nuk është hera e parë që Hajrizi, zgjidhet MVP i javës, duke qenë ndër më të merituarit, që skuadra mitrovicase po lufton për vendin e parë në elitë. Hajrizi është edhe pjesë e rëndësishme e Kosovës A në basketboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka publikuar…