Hajrulla Çeku shfrytëzon RTK-në për fushatë elektorale – ndan çmimin e parë në Festivalin e Këngës
08 nëntor 2025
| 23:17
Ndërsa na ndajnë vetëm edhe pak orë nga zgjedhjet e balotazhit në kryeqytet, ku kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, do të përballet me kryetarin aktual të Prishtinës nga LDK, Përparim Rama, raporton nacionale.
Ky i pari u paraqit sot live në RTK, ku mori pjesë në ndarjen e Çmimit në Festivalin e Këngës – në një përdorim të pastër të Radiotelevizionit për propagandë nga pushteti aktual i Kurtit.



