Hakeri kthen 260 milionë dollarë kriptovaluta: S’jam i interesuar për para

12 gusht 2021 | 08:59

Hakeri që realizoi një ndër grabitjet më të mëdha të kriptovalutave e ka kthyer gati gjysmën e aseteve të vjedhura te kompania e dëmtuar.

Të martën, kompania “Poly Network” publikoi një shkresë në Twitter, duke kërkuar nga hakeri që të vendosin kontakte dhe të bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje.

Hakeri më pas shkroi mesazhe duke u zotuar se do t’i kthente fondet dhe duke pretenduar se nuk është shumë i interesuar në të holla, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Të mërkurën, kompania “Poly Network” tha se i janë kthyer kriptovaluta në vlerën e 260 milionë dollarëve. Sidoqoftë, 269 milionë dollarë në Ethereum dhe 84 milionë të tjerë në Polygon ende nuk janë kthyer.

Hakeri pretendoi se gjithmonë kishte planifikuar që t’i kthente asetet dhe tha se grabitjen e bëri për t’i theksuar pikat e dobëta në softuerin e kompanisë “Poly Network”.

“E di se dhemb kur njerëzit hakohen, por a nuk do të duhej të mësonin ata diçka nga këto hakime”, shkroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nata e fundit e Festës së Birrës në Korçë, që…