
Halil Matoshi: Uran Ismaili, i vetmi që e sheh Prishtinën me sy të qytetarit (video)
22 shtator 2025
| 15:36
Matoshi ka thënë se Ismaili është “i lindur, i rritur dhe jeton në Prishtinë”, ndërsa sipas tij, kandidatët e tjerë e shohin kryeqytetin “vetëm si interes politik ose si kureshtje – hajde të bëjmë diçka që nuk e kanë bërë të tjerët. I vetmi që e sheh me sy të qytetarit është Uran Ismaili”, ka thënë ai.
Ndërsa për kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, Matoshi ështër shprehur se ai “ka fituar me projekte vizuale të bukura, mirëpo që nuk ka arritur t’i përmbyllë dhe shumicën prej tyre as që i ka nisur”.
Sipas tij, sfiduesi i vetëm serioz i Përparim Ramës në këto zgjedhje është Uran Ismaili. “Bazuar në fushatën e tij, Ismaili po tregon se synon të jetë një shërbyes i qytetarëve,” përfundoi Matoshi.